Loading…
Çfarë punojnë 70 zëvendësministrat e Qeverisë
  • 13/03/2018 | 17:36

...

Numri i madh i zëvendës-ministrave ka bërë që të shkaktohet bujë në opinion për supozimin e dëmtimit të buxhetit të Kosovës, si dhe për faktin se ky numër i madh i tyre nuk është i nevojshëm të shpërndahet në dikastere të caktuara.

Muaji prill është afati kur 70 zëvendësministrat e Kosovës do të raportojnë para Kryeministrit Haradinaj mbi përgjegjësitë dhe punët e kryera deri më tani në postet e tyre, shkruan lajmi.net.

E megjithë numrin e madh të tyre, disa nga zëvendësministrat po thonë se kanë kryer mjaftë punë deri më tani, madje ata po kërkojnë edhe punë e përgjegjësi shtesë nga ministrat e tyre.

Heset Sahiti, zëvendësministër i Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë thotë për lajmi.net se zëvendësministrat janë të lidhur shumë me obligimet që ofrohen nga Ministri, mirëpo megjithatë ai shton se ka qenë i rregullt në kryerjen e punëve dhe në përgjegjësitë e tij.

Zv Ministrat janë shumë të lidhur shumë me obligimet që ofrohen nga Ministri, mendoj që kam qenë vazhdimisht i rregullt edhe në kryerjen e detyrës, madje do të duhej që zëvendësministrat të kenë edhe përgjegjësi tjera.

“Përgjegjësia në kuadër të zv.ministrave do të duhej të kishte qenë më e madhe, konkretisht ne duhet të kemi më shumë obligime. Arsimi do të duhej të kishte pasur edhe më shumë zëvendës-ministra, sepse arsimi është një lëmi e madhe dhe duhet të veprohet shpejt e në të gjitha aspektet, vetëm ashtu është i mundur ndryshimi.

Na kemi dy zëvendësministra që kanë përgjegjësi të minoriteteve, unë ka ndodhë kam zëvendësuar Ministrin në mbledhje të Qeverisë e takime në të cilat ai do të duhej të kishte qenë aty, ka ndodhë të kem pasur detyra të ndryshme nëpër “uorkshope” si dhe në përpilimin e kurrikulave, si dhe gjithashtu kam bërë përcjelljen e komisioneve të ndryshme, kam pasur vizitë zyrtare në Shqipëri për përpilimin e kurrikulave të përbashkëta për diasporën, kam vizituar shkolla e Universitete, pra, ka mjaft punë për zëvendësministrat”, thotë Sahiti.

E zëvendësministri i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Isni Kilaj, thotë gjithashtu se angazhimi i tyre varet edhe nga ministrat, dhe sa ata i impenjojnë në kryerjen e detyrave, ai shton se personalisht do të kishte punuar edhe më tepër nëse atij do t’i caktoheshin angazhime shtesë në dikasterin e tij.

“Kjo punë varet edhe nga ministrat, se sa ai na jep detyra dhe përgjegjësi, sa kërkon nga ne dhe sa na impenjon neve në kryerjen e detyrave, mirëpo kjo gjë varet edhe nga hapësira që lejohet për kryerjen e detyrave të tilla, nuk varet nga ne. Personalisht mendoj që do të mund të kisha punuar më tepër sikur të kisha pasë angazhime, dhe nëse do të ishte kërkuar nga unë që të jem më aktiv dhe të punoj më tepër.” tha Kilaj për lajmi.net.

E ndryshe nga dy zëvendësministrat paraprak, Isa Xhemajlaj, zëvendësministër i Ministrisë së Punëve të Brendshme, thotë se ata janë mjaftë të angazhuar në kryerjen e detyrave, madje siç thotë ai, ata kanë shumë obligime dhe është shumë e vështirë të kryhen të gjitha me seriozitetin më të madh.

“Në MPB janë caktuar koordinatorët, dhe quhen koordinatorë secili për linjën e vet, unë jam emëruar koordinator për menaxhimin e integruar të kufinjve, por janë tri institucioneve dhe për menaxhimin e emergjencave në nivel të Kosovës, me thënë të drejtën të dyjat kanë shumë punë dhe duhet shumë angazhim duke marrë parasysh që policia kufitare e Kosovës është formuar së voni, pra po duhet shumë procese me i shty përpara edhe në raport brenda institucional, edhe në raport me regjionin, edhe në shtyllën ku janë caktuar koordinator të emergjencave jemi në fazë të ristrukturimit në aspektet ligjore, punë ka sa të duash, ka shumë angazhime dhe është shumë e zorshme për të punuar seriozisht aty ku qitet qëllimi , secili prej nesh ka ndërtuar planin, dhe në kuadër të atij plani është duke punuar, kam dëgjuar se ka detyra të shumta që po përmenden që duhet të kryhen edhe nga drejtorë, mirëpo ajo nuk është e vërtetë sepse ka detyra që rrafshi politik i shtyen përpara,pra janë vendime të rrafshit politik.

Ministri Sefaj ka nda përgjegjësi, ni pjesë e detyrave dhe përgjegjësive në kuadër të kufirit janë caktuar edhe zv. ministrit serb dhe po vërej angazhim edhe nga ai për pjesën veriore ku banohet me shumicë serbe”, tha Xhemajlaj për lajmi.net.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë