Loading…
Çfarë thonë yjet për ju, lexoni horoskopin
  • 11/06/2018 | 00:01

...

Dashi
21.03-20.04
Dikush mund t’ju ofrojë një zgjidhje të shpejtë për problemet tuaja. Kjo do t’ju ndihmojë të gjeni rrugën sa për fillim. Por nuk do të ndiheni të lumtur derisa kjo çështje të mbyllet dhe të largohen të gjitha gjasat që problemet e tilla të përsëriten. Jeni duke u marrë me një person që mendon se është i përkryer, por ju keni aftësi të vëreni të metat e tij. Të tjerët mund të mos e pranojnë se puna e tij lë shumë për të dëshiruar, por ka shumë gjëra që mund t’i bëni për t’i ndihmuar në idetë dhe performncat e tij.
Demi
21.04-20.05

Binjakët
21.05-20.06
Duke lejuar dikë që të flasë fjalë jo të mira për ju, do të bllokoni progresin e të ardhmes suaj. Jo vetëm që po tregoheni të ashpër me veten duke lejuar që këto gjëra të ndikojnë në ju, por po ashtu po lejoni që ata të krijojnë një përshtypje negative për ju. Nuk do të arrini asnjëherë objektivat personale nëse çdoherë pyesni njerëzit tjerë për vendimet që merrni. Kjo nuk do të ndryshojë kurrë. Nuk mund të bëni asgjë tjetër përveçse të besoni në instinktet tuaja dhe t’i ndiqni ato.
Gaforrja
21.06-20.07
Librat janë shumë të dobishëm kur është puna për të mësuar aftësi të reja por njohuritë personale janë çelësi i suksesit tuaj. Nuk ka asnjë mënyrë më të mirë për të treguar dijen tuaj sesa të filloni ta zbatoni në praktikë. Nëse kjo nënkupton se duhet të kryeni disa shërbime vullnetare, do të ishte mirë ta merrni këtë punë si investim për të ardhmen. Hapat e vogël do t’ju shpien atje ku dëshironi të jeni.
Luani
21.07-20.08
Pretendoni se jeni shumë të zënë duke dëgjuar rrëfimet e njerëzve tjerë por mos lejoni askënd të ndërhyjë në shpirtin tuaj. Edhe nëse është e nevojshme që t’i jepni fund komunikimit, është mirë të dini të çmoni vlerat. Ka kohë që e keni dëgjuar me kujdes një mik ose koleg por është koha t’i jepni ultimatum. Mungesa e mbështetjes nga ana e tyre ka filluar të ndikojë në progresin tuaj.
Virgjëresha
21.08-20.09
Do të përfshiheni në disa ceremoni festive që po ndodhin tani. Është koha të tregoheni më të durueshëm e të prisni derisa filloni zbatimin e planeve të afatgjata me hapa të ngadalshëm. Ideja është se shumë shpejt do të largoheni nga mënyra juaj e vjetër e jetesës dhe do të filloni të vini kufi tjerë. Vendosmëria juaj vjen për shkak të një incidenti që ju ka bërë të kuptoni se keni më shumë talent. Dëshironi të përdorni aftësitë tuaja për të përmbushur potencialin e të tjerëve.
Peshorja
21.09-20.10

Akrepi
21.10-20.11
Një situatë konfuze po jua vështirëson progresin dhe jeni fare pak të kënaqur me sjelljet e tjetrit. Disa mendime dhe reflektime të qeta do t’ju japin mundësinë për të parë se dikush po ju mashtron. Tani që e keni kuptuar se gjërat janë më ndryshe sesa keni besuar, do të dëshironi të ndërprisni kontaktet me një mik ose koleg. Mbase do të duhet të angazhoni një person tjetër për të kryer detyrat e tij.
Shigjetari
21.11-20.12
Do të arrini mirëkuptim me një koleg të ri ose me një epror tuajin. Do t’ju besohen informata shumë të besueshme ose do të merrni më shumë përgjegjësi. Duke ndryshuar qëndrimin tuaj do të inkurajoni të tjerët të jenë më të shoqërueshëm. I shihni problemet si mundësi për ngritje dhe ndiheni të motivuar kur u tregoni të tjerëve se sa aftësi keni. Njerëzit tjerë kanë filluar të mbështeten në ju dhe duhet të siguroheni se gjithçka po shkon si duhet.
Bricjapi
21.12-20.01
Zgjedhjet që po bëni janë paksa të limituara financiarisht ose afatet kohore janë më të shkurtra sesa mund t’i përballoni. Nuk jeni në disponim për të punuar më shumë, por duhet të bëni një zgjedhje. Opsioni juaj i vetëm duket se është t’i lejoni të tjerët të marrin kontrollin? Nëse një punë nuk mund të përfundohet pa ndihmën tuaj dhe të tjerët kërkojnë arsyetime për të mos e bërë, duhet të kërkoni shpërblim për meritat tuaja.
Ujori
21.01-20.02
Një seri e gabimeve që keni bërë do t’ ju ndjekin pas. Nëse nuk po mund t’ia dilni mbanë pse nuk po kërkoni ndihmën e dikujt? Mënyra e vetme për të mësuar është të praktikoni dhe të trajnoheni. Duhet të besoni në veten dhe atë që jeni duke bërë. Kur të filloni të ndiheni të kënaqur me progresin tuaj do ta kuptoni se jeni në rrugë të duhur. Sa më shumë që ecni para, aq më të aftë do të bëheni.
Peshqit
21.02-20.03
Nëse po bëni përpjekje të mëdha për të njohur punën e dikujt dhe prapë nuk po arrini, problemi është se personi tjetër nuk dëshiron ta njihni. Pavarësisht asaj se sa të afërt jeni ju dhe një mik ose koleg i punës keni jetë krejtësisht të ndryshme. Nuk ka asgjë të përbashkët në punën apo komunikimin tuaj. Respektoni dallimet e njëri-tjetrit dhe në këtë mënyrë do ta keni më të lehtë të kuptoni situatën.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë