Loading…
Çfarë thoshte Molliqaj për Albin Kurtin para tre muajve
  • 16/12/2017 | 18:58

...

Dardan Molliqaj shprehu mendimin e tij kundër kandidimit të Albin Kurtit për kryetar të Lëvizjes Vetëvendosje të enjtën, teksa tha se nuk do ta kushtëzoi kandidimin e deputetit Kurti.


Molliqaj tha se mendon që është më mirë për Lëvizjen Vetëvendosje që Kurti të mos kandidojë për kryetar.

Por, vetëm tre muaj më parë, në një intervistë për RTV Dukagjinin, Molliqaj deklaronte se Kurti është më meritori për Lëvizjen Vetëvendosje. Ai thoshte se me Albin Kurtin kishte kaluar momente të vështira, por edhe momente “shumë të mira”.

“Sigurisht Albinin e njoh personalisht prej qershorit të 2005-s, ndonëse jo personalisht e njoh prej 1997. Kemi kalu momente të vështira dhe shumë të mira bashkë”, deklaronte Molliqaj.

“Krejt ato i kemi pasqyruar publikisht… edhe si mendim i jemi ai është njëri prej personave më meritor për këtë Vetëvendosje që është sot dhe për këtë koncept politik që ka sot Vetëvendosje”, kishte thënë Molliqaj.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu deklaroi të mërkurën se Molliqaj kishte kushtëzuar kandidimin e Kurtit për kryetar të Lëvizjes.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë