Loading…
Çfarë thotë gruaja e Tony Blair për librin e Thaçit
  • 13/03/2018 | 21:08

...

Cherie Blair, gruaja e ish kryeministrit britanik, Tony Blair sot ishte pjesëmarrëse në promovimin e librit biografik librit “New State, Modern Statesman: Hashim Thaçi – A Biography”.

Duke komentuar librin, ajo ka thënë se bashkë me burrin e saj Tony Blair kanë një lidhje shumë emocionale me historinë e Kosovës.

“Kam qenë shumë me fat që mora një ekzemplar të hershëm të librit. Dhe më duhet t’ju them se bëhet fjalë për një rrëfim mahnitës. Por, më e rëndësishmja, është bërë një hulumtim i thukët nga gazetarët shumë të njohur këtu në Britani të Madhe, pra nga gazeta shumë e respektuar ‘The Times’”, ka thënë ajo.

Blair ka theksuar se shpeshherë njerëzit janë duke harruar atë çfarë ka ndodhur në Kosovë. Sipas saj, ngjarjet në Kosovë ndodhën në fillet e karrierës së burrit të saj.

“Më kujtohet kur ai vizitoi refugjatët, të cilët iknin për të shpëtuar nga ajo që ndodhi atje”, ka thënë ajo.

Krahas Cherie Blair, në promovimin e këtij libri kanë marrë pjesë edhe ministri për zhvillim ndërkombëtar, Lord Michael Bates, ish sekretari i NATO-s, Lord Georg Robertson, historiani, Sir Noel Malcolm shumë deputetë, akademikë, historianë, diplomatë, gazetarë dhe mysafirë të tjerë.

Ndërkohë, një letër e dërguar nga avokati britanik Geoffrey Nice drejt qeverisë së Kosovës ditë më parë aludon se Thaçi e pagoi shtrenjtë librin biografik për të.

Thaçi i ka borxh gjysmë milioni euro avokatit Geoffrey Nice

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë