Loading…
Challandes reagon pas fitores ndaj Maltës: Më pëlqeu shpirti luftarak, finalen e luajmë në Prishtinë
  • 17/11/2018 | 20:15

...

Bernard Challandes është shprehur mjaft i lumtur me fitoren e Kosovës përballë Maltës


Kombëtarja e Kosovës e mposhti me rezultat 5-0 Maltën në udhëtim me golat të shënuar në këtë takim nga Muriqi 15′, Kololli 70′, Avdijaj 78′, 80′ dhe Rashica 86′, raporton GazetaMetro.

Bernard Challandes, trajneri i Kosovës ka thënë se ishte i kënaqur me lojën që treguan futbollistët e tij, por është i vetdijshëm që ‘finalen’ e luan më 20 nëntor kundër Azerbajxhanit.

“Jam shumë i lumtur me performancën, ishte një pjesë e parë e mirë, Malta luan mirë në mbrojtje dhe nuk është lehtë të gjejmë hapësira,” ka thënë Challandes pas ndeshjes.

“Më pëlqeu shpirti luftarak i skuadrës, intensiteti i lojës ishte i lartë, në pjesë të dytë kishim disa probleme, por më pas fituam me anë të kundërsulmeve.

Challandes foli edhe për ndeshjen e ardhshme kundër Azerbajxhanit që luhet më 20 nëntor në Prishtinë.

“Kur e kam parë shortin në fillim që ndeshja Kosovë-Azëerbajaxhan është loja e fundit, atëherë kam thënë se kjo do të jetë një finale,”.

Kujtojmë që Kosova është e para në grupin e saj me 11 pikë, dy më shumë se Azerbajxhani që ka 9 pikë./GazetaMetro/

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë