Loading…
Challandes synon që t’ia ‘rrëmbejë’ Zvicrës mbrojtësin e talentuar kosovar
  • 14/09/2018 | 11:58

...

Mirlind Kryeziu, mbrojtësi i Zurich mund ta vesh fanellën e Përfaqësueses së Kosovës për ndeshjet e ardhshme pasi për të është interesuar përzgjedhësi, Bernard Challandes


Mirlind Kryeziu, 21-vjeçar luan te Zurich dhe është një lojtar me të ardhme të ndritur, transmeton GazetaMetro.

21-vjeçari  në të kaluarën ka qenë pjesë e Përfaqësueses së Zvicrës për grupmoshat U-17.

Zvicra po e monitoron mbrojtësin kosovar që është i gjatë 193 centimetra, por lojtari akoma nuk ka bërë zgjedhjen përfundimtare.

“Kam folur me presidentin e Federatës së Zvicrës, Peter Gillieron. E kemi gjetur njëri-tjetrin shumë shpejt. Kryeziu (Mirlindi) është në listën time, sigurisht,” ka thënë Challandes për ‘Blick’

“Unë do të mundohem të bind çdo njeri. Vetëm atëherë kur dikush arrin në përfundimin se nuk do ta provojë me Zvicrën mund të vijë te ne, sigurisht nëse do të luajë për Kosovën, pasi mund të luajë dhe për Shqipërinë. Për mua vlen vetëm një gjë: dëshira e lojtarit,”. /GazetaMetro/

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë