Loading…
Chelsea turpërohet në ndeshjen e parë të Premierligës (Video)
  • 12/08/2017 | 17:58

...

Chelsea është turpëruar në ndeshjen e parë të Premierligës në shtëpi, pasi u mposht nga Burnley me rezultat 2:3.


Kampionët e kanë nisur keq ndeshjen e parë të sezonit të ri, pasi që Gary Cahill u përjashtua me të kuq në minutën e 14’ pas ndërhyrjes së ashpër ndaj kundërshtarit. Kjo ka bërë që ekipi të mbetet me 10 lojtarë dhe të pranojë 3 gola qysh në pjesën e parë.

Golat për mysafirët i shënuan nga Vokes (24′ dhe 43′) dhe Ward (39′), shkruan Gazeta Metro.

 

Me të nisur pjesa e dytë, u inkuadrua Alvaro Morata i cili i mjaftuan 10 minuta për të debutur me gol.

Por sikur të mos mjaftonte, Cesc Fabregas u përjashtua nga ndeshja pas dy kartonëve të verdhë në minutën e 81’ të ndeshjes, për ta lënë ekipin e tij me 9 lojtarë.

Goli i fundit në këtë takim erdhi në minutën e 88’ nga David Luiz, i asistuar nga Alvaro Morata./Gazeta Metro/

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë