Loading…
Chelsea vjen me tri goditje në transferime
  • 19/06/2017 | 21:40

...

Raportet mes Roman Abramovich dhe trajnerit Antonio Conte, do të rivendosen në vendin e duhur që në javën e ardhshme.


Mediet në Angli raportojnë se Chelsea do të nënshkruajë me tre lojtarë javën e ardhme, për të plotësuar kërkesat e trajnerit Conte.

Italiani ka qenë i pakënaqur me punën e skuadrës në merkato, duke parë që rivalët e tyre janë përforcuar dukshëm.

Abramovich është përgatitur për tri goditje në tregun e transferimeve.

Bëhet fjalë për sulmuesin Romelu Lukaku, që do të rikthehet te Chelsea, mesfushorin e Monacos, Bakayoko, dhe portierin e larguar nga City, Caballero./Gazeta Metro/

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë