Loading…
Çifti ka shokuar me fotografitë e dasmës: Disa s’mund ta presin natën e parë
  • 06/10/2017 | 18:38

...

Çifti nga Holanda ka shokuar botën me pozat e tyre për fotografitë e dasmës, ndërsa idenë ua ka thënë nëna e dhëndrit.


Sot fotografitë janë bërë ndër gjërat më të rëndësishme të një martese, ndërsa disa as nuk mendojnë për çmimin kur bëhet fjalë për fotografitë, sepse duan ta kenë kujtimin më të bukur për atë ditë.

Por, këtë që kanë bërë një çift nga Holanda nuk shihet shpesh.

Për dallim prej fotografive që po na bombardojnë në rrjete sociale, këta dy kanë bërë në të vërtetë diçka më ndryshe.

Për t’u bërë edhe më i interesant ky lajm, duhet theksuar se idenë për këtë lloj fotosesioni ua ka dhënë nëna e dhëndrit, transmeton gazetametro.net

Fotografi Michel Klooster, çiftin e ka fotografuar në mes të malit, me një pozë që deri më tani nuk e kemi parë.

Nusja është e ulur në gjunjë me fustan të bardhë, përderisa dhëndri rri në këmbë para saj me pantallona të lëshuara poshtë.

Natyrisht që çifti këtë nuk e ka bërë në të vërtetë, por vetëm kanë pozuar.

“Disa çifte nuk mund të presin që festa të kryhet dhe të kënaqen në natën e parë martesore. Për fat të mirë tashmë janë betuar dhe zyrtarisht janë të martuar”, ka shkruar fotografi ndër fotografisë së postuar.

Menjëherë pasi që është postuar në rrjete sociale, kjo fotografi ka marrë një numër të madh të pëlqimeve dhe komenteve, ndërsa fotografi Klooser veç më ka marrë edhe disa kërkesa nga çiftet për t’i fotografuar në të njëjtën pozë.

“Të gjithë ata që mendojnë se kjo është ofenduese atëherë ende po jetuakan në vitin 1996. Këto janë fotografi interesante ku edhe për 10 vite do të argëtojnë shumë njerëz”, ka shtuar fotografi./gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë