Loading…
Cila është arsyeja që Cheryl dhe Liam Payne u ndanë
  • 09/07/2018 | 23:40

...

Kur Liam Payne dhe Cheryl u ndanë më herët gjatë këtij muaji, ata nuk dhanë shumë arsye se pse e morën një vendim të tillë.


Megjithatë, tani një mike e këngëtares po thotë se një nga arsyet kryesore për një vendim të tillë të çiftit janë udhëtimet e shpeshta të këngëtarit.

Kimberley Walsh, që ishte kolege e Cheryl në grupin Girls Aloud, ka thënë për revistën OK! se ajo ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me miken e saj, qysh prej ndarjes.

“Ajo është mirë, po ia del por është e vështirë apo jo? Kur ti ke një foshnje të vogël, jeta jote ndryshon krejtësisht. Për të është edhe më i vështirë fakti se ajo ka një lidhje dashurie që është tërë kohën në qendër të vëmendjes së publikut dhe mediave. Karriera e tij bën që ai të jetë shumicën e kohës jashtë vendit dhe për periudha të gjata kohore dhe kjo është e vështirë të përballohet”, ka thënë ajo, transmeton Klan Kosova.

Këngëtarët e njohur, Cheryl Cole dhe Liam Payne, i dhanë fund lidhjes së tyre të dashurisë pas më shumë se dy vjetësh së bashku.

Çifti kanë një djalë, Bear, që ka lindur në muajin mars të vitit të kaluar.

Të dy thanë se janë të mërzitur që duhet ta bëjnë publike këtë vendim, që sipas tyre, ishte një vendim i vështirë për tu marrë.

“Jemi të mërzitur të njoftojmë se ne po ndajmë rrugët tona. Për ne, ishte një vendim shumë i vështirë për t’u marrë. Ne kemi akoma shumë dashuri për njëri-tjetrin, si një familje. Bear është jeta jonë dhe ne kërkojmë që ju ta respektoni privatësinë e tij, derisa ne të gjejmë rrugën tonë, pas këtij vendimi”, kishte shkruar këngëtarja në Twitter.

Edhe Payne kishte postuar një mesazh identik me tashmë ish të dashurën e tij.

Romanca e Payne dhe Cheryl kishte filluar në X Factor U.K. Çifti fillimisht ishin lidhur derisa Cole ishte anëtare e jurisë në këtë shoë derisa Payne një konkurrent, në vitin 2008.

Në vitin 2016, ylli që ishte dy herë e martuar paraprakisht, e cila emrin e vërtetë e ka Cheryl Tweedy, njoftoi se donte të njihej në publik vetëm me emrin e saj të parë, Cheryl.

Marrëdhënia e saj me Payne filloi pas divorcit të saj nga francezi Jean-Bernard Fernandez-Versini. Ajo ishte martuar më herët me ish-futbollistin e Anglisë, Ashley Cole.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë