Loading…
Cilat janë të mirat e qumështit me çokollatë
  • Jan 11, 2017 | 18:16

...

Shkencëtarët kanë zbuluar se duhet të hani 1 çokollatë në ditë në mënyrë që të ju funksionojë truri më mirë! Pa dyshim, ky lajm është fantastik për adhuruesit e çokollatës. Efektet pozitive që shkakton janë mbrojtja e zemrës kundër infarktit deri tek hidratimi i lëkurës.

1. Ruan shëndetin e zemrës
26_chocolatemilk

Sipas një studimi të fundit thuhet se njerëzit që hanë 100 gram çokollatë në ditë kanë zemër më të shëndoshë se të tjerët. Arsya është se çokollata përmban antioksidantë i cili gjendet edhe tek vera e kuqe dhe i cili ndihmon qarkullimin e gjakut.

2. Përmirëson funksionin e trurit

Refreshing Delicious Chocolate Milk with Real Cocoa
Çokollata është e pasur me magnezium dhe minerale të shumta të cilat janë shumë të shëndetshme për trurin tuaj. Preferohet të hani së paku 2 kocka të vogla në ditë në mënyrë që të rrisni koncentrimin dhe funksionin e trurit tuaj.

3. Ngadalëson plakjen
chocolate-milk-post-workout

Çokollata përmban një antioksidantë të quajtur polifenol i cili ndihmon lëkurën të ruajë “rininë” e saj. Përzierja e çokollatës me qumësht bën që lëkura juaj të hidratohet dhe për atë arsye preferohet që një herë në ditë të pini një filxhan çokollatë me qumësht.

4. Ul tensionin e gjakut
vegnews-coconutchocolatemilk-nicoleaxworthy

Njerëzit që vuajnë nga tensioni i lartë i gjakut duhet patjetër që së paku dy herë në ditë të pinë nga një filxhan çokollatë me qumësht, ngase çokollata ndihmon në uljen e tensionit të lartë të gjakut.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë