Loading…
Cilësia e naftës: Dalin rezultatet e kontrolleve që i bëri ministria
  • 13/11/2017 | 22:34

...

Të shtunën inspektorët e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë (MTI) ndërmorrën një aksion duke kontrolluar 59 autobote që bartin naftë me qëllim të kontrollojnë cilësinë e naftës që futet në vend, ndërsa ministri i ri premton ndryshime të tjera.


Ministri MTI’së, Bajram Hasani, ka thënë se kontrolli u u për shkak se edhe vetë ai kishte dyshime për cilësinë e naftës.

Procedura e cila aktualisht zbatohet për importin e karburanteve, bazohet në certifikimin që e bëjnë për sasinë përkatëse të naftës dy laboratore të certifikuara.

Por, Hasani thotë se nga rezultatet e testeve laboratorike që i janë bërë 59 mauneve të futura të shtunën, cilësia del brenda parametrave të lejuara me ligj në Kosovë.

“Brenda 24 orëve të gjitha autobotet që kanë hy janë kontrolluar një për një. Sot i kemi marrë rezultatet e para të dy laboratorëve që janë të autorizuar nga MTI. Natyrisht, për fat të mirë të gjitha dalin që janë në parametrat adekuat”, ka thënë Hasani.

Por, ai pohoi se vetëm një numër i vogël i mjeteve që bartin naftë – diku 3 deri 5 përqind, kontrollohen në pika doganore.

Por Jakup Gashi, pronar i njërit prej laboratorëve në Kosovë, hedh dyshime mbi vetë faktin që të gjitha sasitë e naftës doli brenda parametrave.

Ai kujton se ka raste ku edhe se ka raste kur edhe në vend derivate të vajrave janë futur kinse si mazut në Kosovë.

Mirëpo, ministri Bajram Hasani ka paralajmëruar se ky nuk do të jetë aksioni i vetëm i kontrollit, dhe se së shpejti do të fillojnë edhe kontrollet në pikat e shitjes së karburanteve.

 

 

 

 

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë