Loading…
Cilësohet si fotografi e shekullit: Kjo është historia e saj
  • 11/10/2017 | 19:35

...

Transplanti i parë i suksesshëm i zemrës i kryer në Poloni në vitin 1987 është momenti historik, që njihet poashtu si ndër ngjarjet më të suksesshme të shekullit.


Në fotografinë që cilësohet një nga 100 fotografitë më domethënëse të shekullit  kirurgu polak Zbigniew Religa pas operacionit të rëndë të transplantimit të zemrës që zgjati plot 23 orë, vazhdon të ndjekë nga afër gjendjen e pacientit në një monitor, ndërsa asistenti i tij nga lodhja fle në dysheme, shkruan Gazeta Metro

Mjeku legjendar, Dr. Zbignieë Religa vdiq në mars të vitit 2009, pas një beteje dyvjeçare me kancerin në mushkëri në moshën 71 vjeç, ndersa pacienti vazhdon te jetoje akoma.

Fotografi e realizuar nga James Stanfield në vitin 1987. E shpallur si fotografia e vitit në vitin 1987, është gjithashtu edhe një nga 100 fotografite me domethenese te shekullit sipas “National Geographic”./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë