Loading…
Cili është më i pasur, Ramiz Kelmendi apo Behgjet Pacolli? Përgjigjet deputeti
  • 13/06/2018 | 23:59

...

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ramiz Kelmendi, ka folur për pasurinë e tij dhe të kolegëve të tij.


Kelmendi ka deklaruar në emisionin “DPT Te Fidani” se kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, është më i pasur se ai.

Ai ka thënë se Pacolli merret me biznes ndërkombëtar, ndërsa ka treguar se vetë është bërë biznesmen shumë më vonë se Pacolli.

Kelmendi ka treguar se nuk ka aeroplan privat sikur Pacolli, ndonëse ka thënë se i ka mundësitë për ta pasur një të tillë.

Ai ka thënë se preferon të udhëtojë me aeroplan pasagjerësh, dhe se asnjëherë nuk blen biletë fluturimi “business class”.

Kelmendi është pyetur nëse i ka brekët, çorapet dhe këmishët me inicialet e tij, R.K.

“Jo, nuk i kam”, është përgjigjur ai në T7, duke thënë se ata që i kanë të tilla, janë njerëz që s’janë aq të njohur dhe vuajnë për të bërë emër.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë