Loading…
Cilit politikan shqiptar i besojnë më shumë serbët e veriut të Kosovës?
  • 14/11/2017 | 22:34

...

Organizata Joqeveritare NGO AKTIV, që ka zhvilluar një anketim me serbët e veriut të Kosovës lidhur me tema të ndryshme të jetës së tyre, i ka pyetur ata edhe për politikanët shqiptarë dhe ata serbë të Kosovës që u besojnë më së shumti.


Nga këto rezultate del se serbët e veriut shumë pak u besojnë politikanëve, e aq më pak atyre shqiptarë. Këtyre të fundit thuajse s’u beson asnjë serbë, apo në shifra 96.4 për qind, shkruan gazetametro.net.

Ndërsa nga ata pak serbë që kanë besim te politikanët shqiptarë, më i besuari del të jetë kryetari i LDK’së, Isa Mustafa, me 1.9 për qind, Atifete Jahjaga me 1.5 për qind, dhe presidenti Hashim Thaçi me 1.2 për qind. Kurse politikani shqiptar te i cili më së paku kanë besim serbët, është kryeministri Ramush Haradinaj. Atij, i besojnë vetëm 0.4 për qind e serbëve të veriut.

Kur janë në pyetje politikanët serbë të Kosovës, bashkëkombësit e tyre në masën gati 80 për qind nuk i besojnë asnjërit.

Por, më të preferuarin e kanë Oliver Ivanovicin, të cilit i besojnë 10 për qind e serbëve të veriut, pastaj vijnë Goran Rakici, Marko Djurici dhe Aleksandar Jablanovici. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë