Loading…
Citroen 2CV legjendar shitet për 70.000 euro
  • 25/01/2018 | 19:09

...

Njëri nga modelet e para Citroen 2CV, i cili premierën e ka pasur më 7 tetor 1948 në panairin e veturave në Paris, është shitur në vlerë disa herë më të madhe se sa pritej.


Në ankandin e mbajtur në Paris, Citroen 2CV Tip A nga viti 1949 është shitur për 70 mijë euro.

Ai është blerë nga një muze holandez. Fillimisht mendohej se modeli i njohur do të shitej deri në 15 mijë euro.

Gjithsej kanë qenë 876 automobila të këtij modeli, i cili doli në shitje në kohën e mungesës së madhe të veturave pas Luftës së Dytë Botërore.

Blerësit në atë kohë është dashur të prisnin tri deri në pesë vjet për veturën e re.

Citroen 2CV Tip A  me numër të karrocerisë 000458, është në gjendje solide, por duhet restauruar para se të ekspozohet në muze.

 

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë