Loading…
City përgatit goditjen e radhës: 65 milionë euro për futbollistin francez
  • 23/01/2018 | 22:56

...

Manchester City ka bërë gati plot 65 milionë euro për të transferuar mbrojtësin Aymeric Laporte nga Athletic Bilbao, shkruajnë mediat spanjolle, transmeton Gazeta Metro.

Siç raporton Carrusel Deportivo, trajneri Pep Guardiola nuk është i bindur nga forma e qendërmbrojtësit Elaquim Mangala, kurse mbrojtësi tjetër Vincent Kompany është gjithnjë i lënduar.

Kështu, ‘The Citizens’ kanë përgatitur 65 milionë euro për të thyer kontratën e Laportes me Bilbaon dhe për ta sjellë atë në Manchester brenda kësaj jave. Qendërmbrojtësi shtatlartë vlerësohet lartë si talent i ri me përvojë në nivele të larta dhe mund të luajë edhe në Ligën e Kampionëve këtë sezon.

Aymeric Laporte

23 vjeçari Laporte luan për Bilbaon që prej vitit 2012, kurse më parë është kërkuar edhe nga Barcelona, pikërisht në kohën kur Guardiola kishte qenë trajner i klubit katalanas.

City në këtë afat të transferimeve nuk ka blerë asnjë lojtar, kurse përveç Laportes flitet që ekipit të Guardiolas do t’i shtohet edhe mesfushorti i Shakhtar Donetsk, Fred. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë