Loading…
City zëvendëson Agueron me yllin e Juventusit
  • 14/03/2018 | 12:00

...

Manchester City tashmë ka përpiluar listën e sulmuesve të cilët priten ta pasojnë Sergio Agueron në sulmin e Pep Guardiolës, transmeton Gazeta Metro.

Një prej sulmuesve në këtë listë është edhe Paulo Dybala i Juventusit, të cilin Guardiola e konsideron si shumë të përshtatshëm për sulmin e skuadrës së tij.

Dybala, 24 vjeç, është përfolur shumë për një largim nga Juve këtë verë, meqenëse të interesuar për të janë edhe Real Madridi e ekipe të tjera, kurse ekipi nga Torino është i gatshëm ta shesë për një çmim të arsyeshëm.

Guardiola te City ka pasur probleme me Agueron vitin e shkuar, dhe argjentinasi shpesh e ka humbur vendin në sulm nga Gabriel Jesus. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë