Loading…
Çka do të dal në shesh pasi që të shkrihen akullnajat? Mësojeni
  • 02/08/2017 | 20:17

...

Të gjithë tanimë kemi dëgjuar rreth ngrohjes globale dhe rrezikut që sjell një gjë e tillë.


Por, kësaj herë do të flasim vetëm për një aspekt të ngrohjes globale – shkrirjen e akullnajave, respektivisht çka del në shesh pasi që të shkrihen akullnajat, apo edhe akujt.

Në Norvegji, kur u shkri një akullnajë, në pah dolën artefakte të vjetra 1700 vjet, në formë të rrobave, dorashkave, mbathjeve, bile edhe skeleteve të kuajve.

Në Itali, pas shkrirjes së një akullnaje dolën në pah kufomat e dy ushtarëve, të cilët gjatë Luftës së Dytë Botërore ishin vrarë me një të shtënë në kokë.

Në Alaskë, shkrirja e akullit zbuloi një bjeshkë, e cila kishte ekzistuar 2000 vjet më parë. Në Ande janë gjetur gjëra nga më të ndryshmet: kufoma njerëzish, shkallë, avionë, si dhe shumë mumie. Tash vonë është gjetur një avion i vitit 1947, ku piloti (kufoma) ende ishte në vendin e tij, i ruajtur shumë mirë nga akulli.

Në Zvicër, pas shkrirjes së akullit, është zbuluar një mumie 4500 vjet e vjetër. Nëse kufoma ngrihet menjëherë ajo aty për aty shndërrohet në mumie.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë