Ministri i Financave, Avdullah Hoti, dhe drejtori i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka, kanë diskutuar sot për Pakon e re Fiskale 2.0.
Përmes një njoftimi për media thuhet se ministri Hoti, ka diskutuar gjerësisht me drejtorin Zeka, për masat që planifikojmë të ndërmarrin së shpejti. Ata, pranuan propozime të reja gjithashtu.
Këto masa, sipas Hotit, përfshijnë:
– Zgjerimi i listës së lëndëve të para që lirohen nga tatimi doganor;
– Heqja e normës së akcizës në mazut për qëllime prodhimi;
– Ndryshim/plotësimi i listës së produkteve që i nënshtrohen normës 0 për qind apo normës së reduktuar 8 për qind të TVSH-së;
– Udhëzimi Administrativ për Pushimet Tatimore;
– Nxjerrja e akteve ligjore për kushtet e veçanta të evidentimit, kontrollit dhe shënjimit të miellit, i cili vendoset në qarkullim të lirë në tregun e Republikës së Kosovës;
– Nxjerrja e akteve ligjore për kushtet për njohjen e humbjeve nga prishja, avullimi apo humbja e peshës së naftës dhe produkteve të saj;
– Krijimi i kodeve doganore për disa produkte, sipas praktikave të BE-së./gazetametro.net