Loading…
Çka është kariesi dentar? (Foto)
  • 11/01/2017 | 22:11

...

Kariesi sëmundja më e shpesht e dhëmbit. Është një shkatërrim dentar i dhëmbit që shkakton prishjen e tij.


Karakterizohet me shkatërrimin e indeve të forta të dhëmbëve duke filluar nga sipërfaqja e duke vazhduar në thellësi dhe duke përfunduar me formimin e një zgavre në siperfaqen përtypëse ose në ato anësore të dhëmbëve dhe dhëmballeve.

Ajo prek si dhëmbët e qumështit ashtu dhe dhëmbët e përhershëm. Është kryesisht një proces me ecuri të ngadalshme, i cili në fazat e hershme nuk jep shqetesime për pacientin, por kur avancon në thellesi atëherë jep shqetësime nga ngacmimet e ndryshme kimike ose mekanike.

1-1

Në lindjen e kariesit ndikojnë edhe faktorët lokal si pështyma, cipat dhe guri i dhëmbëve. Kariesi më së shumti lokalizohet në dhëmballën e përhershme, ku në moshat 12 deri 13 vjeç ajo është e përhapur deri 60-70%.

Nder faktoret kryesore se pse ndodh kariesi janë: Bakteriet, dietat e ndryshme, sidomos koha kur fillon prishjen një dhëmbë luan rol shumë të rëndësishëm në shfaqjen e kariesit, mos trajtimmi me kohë i tij.

Mos kurimi në kohë mund të çojë deri në prekjen e nervit. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë