Loading…
Çka po ofron sivjet PriFest për studentë?
  • 16/06/2017 | 14:20

...

Festivali i Filmit Ndërkombëtar në Prishtinë – PRIFEST fton të rinjt e Kosovës në edicionin e 9-të të festivalit.


Mundësia e parë- Bursa Studimi.
Afati fundit për aplikim: 20 Qershor 2017

Nëse ju ose miqt tuaj dëshironi të studioni Regji Filmi në Akademinë më me renome në Ballkan – “Sarajevo Film Academy”, nga profesorë fitues të shumë shpërblimeve ndërkombëtare dhe festivaleve si Oscar, Bafta etj, atëherë aplikoni për të fituar bursë studimi për nivelin Bachelor dhe Master.

Kliko KËTU dhe informohu më shumë për rregullat dhe procedurat e aplikimit 

Mundësia e dytë- Përfitoni përvojë pune dhe shumë më shumë si vullnetarë në PriFest
Afati fundit për aplikim: 25 Qershor 2017
Përfitoni përvojë pune dhe shumë më shumë si vullnetarë në PriFest

Ky festival për çdo vit ofron mundësinë që të angazhoheni si vullnetarë në realizimin e festivalit.

Çka përfitoni si vullnetarë?
1. Përvojë pune e cila mund t’ju shërbej në të ardhmen
2. Takoni njerëz të rinjë dhe krijoni shoqëri të re
3. Gjatë punës tuaj, do të takoheni me profesionistë të fushave të ndryshme, me të cilët mund të lidhni kontakt që ti hapni dyert vetes për bashkëpunime në të ardhmen.
4. Çasje falas në të gjitha aktivitetet e festivalit(filma, debate, after-party)
5. Çertifikatë/Letër reference nga Drejtoria e Festivalit për punën dhe angazhimin tuaj.
6. Dhe sigurisht kujtime të paharrueshme për gjatë ditëve të nxehta të verës.

Kliko KËTU dhe informohu më shumë për rregullat dhe procedurat e aplikimit 

Mundësia e tretë- Green Film Project
Afati fundit për aplikim: 30 Qershor 2017
Duke xhiruar një film të metrazhit të shkurtër (nga 30 sekonda deri në 3 min.), ju mund të aplikoni dhe të futeni në konkursin Green Film Project, dhe filloni rrugëtimin tuaj për të fituar një kamerë profesionale dhe Hyjneshën e Gjelbërt. Përifitimet tuaja nga ky konkurs janë të shumta, si p.sh.

– rriteni profesionalisht gjatë prodhimit të filmit
– emri juaj si regjisor dhe/ose producent bëhet i njohur për botën kinematografike të Kosovës, pasiqë filmi juaj vlerësohet nga Juria profesionale e PriFest
– Merrni çasje falas në të gjitha aktivitetet e festivalit, të cilin ju mund ta shfrytëzoni për të ndarë ide, për të lidhur kontakte dhe për të takuar profesionistë të ndryshëm nga vendi dhe bota, të cilët nuk mund ti takoni çdo ditë.
– Do ta paraqitni filmin tuaj para një audience të gjerë të PriFest
– Do të krijoni kontakte edhe me biznese apo agjencione të ndryshme të cilat mund t’iu hapin dyert e karrierës tuaj.
– Dhe sigurisht, tërë këtë përvojë do ta mbani gjatë në kujtimet tuaja.

 Klikoni  KËTU  dhe Informohu më shumë për rregullat dhe procedurat e aplikimit 

Mundësia e katërt- Hyrje falas për të gjithë studentët

Traditën e përkrahjes së studentëve kosovarë të cilën festivali e ka zhvilluar ndër vite, po e vazhdon edhe këtë vit duke u mundësuar në mes të tjerash, hyrje pa pagesë në shfaqjet e filmave. Të gjithë studentët të cilët kanë kartë identifikimi të universitetit dhe/ose index, mund të shikojnë filma në PriFest pa pagesë, mjafton që ta keni me vete dokumentin identifikues që ta  prezantoni tek personat përgjegjës në festival.

Gjatë 1 jave kur do të realizohet festivali, i tërë programi do të sjell shumë filma premiera botërore, europiane dhe regjionale. Poashtu nuk do të mungojnë as debatet, aktivitetet e shumëta dhe after-party që do të kulmojnë ditët e verës nga data 13 – 20 Korrik 2017. 
Filmat do të shfaqen në hapësirat e Teatrit Kombetar (dy salla), Kinemaja ABC, Kinema e hapur te sheshi “Zahir Pajaziti” dhe Kinema e hapur Amfiteatri i Muzeut Kombëtar. Derisa biletat mund ti bleni tek biletorja e Teatrit Kombëtar dhe Kinema ABC.

Kartela ALL IN ONE për t’i parë të gjithë filmat e festivalit kushton 10 EURO

Për blerje të kartelës na shkruani në info@prifilmfest.org

/gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë