Loading…
Çka thonë yjet – lexoni horoskopin
  • 02/11/2017 | 08:19

...

Dashi
21.03-20.04
Ndiqni udhërrëfimin e një ëndërrimtari romantik. Më herët, keni menduar se ky mik ishte tepër jorealist, por tani e shihni se cila ka qenë metoda e tij. Më shumë se çdo person tjetër që njihni, ky vizionar e ka pasur shumë të mundshme t’i realizojë ambiciet e veta. Kjo sepse nuk është dekurajuar nga asnjë dështim. Duke e marrë edhe ju qasjen e tij do të mundë të tejkaloni pengesa që ju kanë mbajtur peng. Kur gjërat e vogla shkojnë gabim, mos u merrni me to.

Demi
21.04-20.05
Një mesazh prekës do t’ju vijë së shpejti. Dikush që nuk ka qenë shumë i mirë me ju do t’ju kërkojë falje. Shpjegimi për sjelljen e këtij personi do t’ju befasojë. Do ta kuptoni që asnjëherë nuk e keni ditur se çfarë ndodh në jetën e të tjerëve. Ju i keni punët shumë më mirë seç ishit kur keni përjetuar këtë abuzim. Kjo do t’ua mundësojë ta falni këtë person dhe të vazhdoni tutje. Mos u befasoni nëse jeta juaj private merr kthesë për të mirë, sapo ta harroni këtë ngjarje.

Binjakët
21.05-20.06
Festoni një arritje karriere bashkë me familjen. Falë të afërmve e të dashurve tuaj, keni arritur nivele që s’i keni menduar si të mundshme. Përfitoni nga rasti të caktoni një pushim të këndshëm për të gjithë. Duke u larguar nga puna do të freskoheni. Edhe pse keni arritur gjëra të mrekullueshme, nuk do ta mbani këtë gjendje për gjithë jetën. Kërkoni një lokacion të bukur pranë detit. Është mirë të jeni afër ujit.

Gaforrja
21.06-20.07
Një ëndërr e kamotshme do t’ju përmbushet. Nëse keni kërkuar dashurinë, do ta gjeni te një individ që ju admiron. Duke qenë me dikë që është po aq sentimental dhe i dashur sa ju, do të ndiheni shumë mirë. Jeni lodhur duke qenë në lidhje ku i bëni të gjitha gjërat vetë dhe s’merrni asgjë prapa. Kjo do të ndryshojë kur të lidheni me një person të ri. Keni të dashur? Do të hyni në një fazë të dytë të muajit të mjaltit.

Luani
21.07-20.08
Paratë që do të merrni nga një trashëgimi, fond sigurimesh apo pagesë tjetër do t’ju mundësojnë ta përmirësoni situatën e jetesës. Nëse gjithmonë keni dashur të blini një vend për vete, është koha ideale ta bëni. Do të gjeni vend të bukur me buxhetin që keni në dispozicion. Kjo pronë do t’jua përmirësojë sigurinë financiare. Familja juaj do të ndihet mirë të përfitojë nga ky investim. Nëse jeni të lumtur me situatën aktuale të jetesës, shtoni ndonjë detaj.

Virgjëresha
21.08-20.09
Kur keni përkrahje të pakushtëzuar të partnerit tuaj do të keni më shumë kurajë. Përfitoni nga rasti të bëni një ndryshim të rëndësishëm. Edhe nëse jeni duke kërkuar ndihmë për ndonjë varësi, po hiqni dorë nga një punë e keqe apo do të krijoni biznesin tuaj: e rëndësishme është të mos vazhdoni mënyrën e vjetër të jetesës që më nuk funksionon. Është e kuptueshme që keni frikë nga ndryshimet.

Peshorja
21.09-20.10
Puna është shumë argëtuese. Kur paguheni për të zgjeruar kreativitetin tuaj ndiheni shumë mirë. Nëse keni dashur të ankoheni për një ndryshim në punë, bëjeni. Përfitoni nga një pozitë që paguhet në baza honoraresh. Të ardhurat do të rriten shpejt sapo të dalloni veten nga konkurrentët. Konsumatorët do t’i përgjigjen mirë sharmit, sofistikimit e mençurisë suaj. Pasi të bëni përpjekje të mëdha për të kuptuar shijen e individëve do të tërhiqni shumë ndjekës.

Akrepi
21.10-20.11
Zemërgjerësia e mirësia ju ka kthyer në magnet dashurie. Nëse keni qenë duke kërkuar lidhje, do të mund të zgjidhni midis së paku dy opsioneve. Zgjidheni atë që ju pëlqen më shumë. Do të tërhiqni shumë njëri-tjetrin. Kurdo që bëheni shumë të ngarkuar, partneri do t’ju ndihmojë. Jeni në lidhje? Do të ishte koha e duhur të filloni një biznes apo projekt kreativ së bashku. Puna së bashku do të jetë shumë e mirë.

Shigjetari
21.11-20.12
Jeta familjare do të jetë burim i thellë i satisfaksionit. Bëhuni nikoqir të një feste për një ngjarje të rëndësishme të personit tuaj të dashur. Do të shijoni kohë të mirë duke bashkuar miqtë dhe familjen. Ky është rasti të thyeni akullin me dikë që gjithmonë e keni admiruar. Arsyeja e tërheqjes suaj është e thjeshtë: keni qasje krejtësisht të ndryshme për jetën. Do të kaloni kohë të mirë duke u munduar të kuptoni njëri-tjetrin.

Bricjapi
21.12-20.01
Ia vlen të shkoni në një festë të madhe. Shkoni edhe nëse përtoni shumë të ngriheni nga shtrati. Do të kryqëzoni rrugët me dikë që ua nxit imagjinatën. Duke formuar një partneritet kreativ do të përfitoni të dyja palët. Do të krijoni strukturën derisa tjetri merret me detajet e fundit. Mos keni frikë të shtoni detaje moderne tek format tradicionale. Kurdo që keni dilema, bashkëpunëtori juaj do të ju jap kurajë të hyni në një territor të panjohur.

Ujori
21.01-20.02
Do të merrni rritje page apo një punë të rëndësishme. Përdorni paratë shtesë për të blerë diçka të rëndësishme. Kryesisht, nuk jeni tipa materialistë. Ka shumë gjëra që ju pëlqejnë për të formësuar stilin tuaj. Nuk ka asgjë të gabuar nëse merreni më shumë me veten. Duke i dhënë vetes shpërblim për gjithë punën e madhe do të shtroni rrugën për sukses edhe më të madh. Pasi të bëni blerje ekstravagante, mendoni të hapni një llogari kursimesh.

Peshqit
21.02-20.03
Filloni një projekt kreativ, sepse do të krijoni përshtypje të re për jetën. Do të inspiroheni nga një kulturë e huaj që gjithmonë ju ka fascinuar. Duke u marrë me elemente të ndryshme dizajni nga shtete të ndryshme do të krijoni rezultate impresive në punë. Mos u befasoni nëse tërhiqni një armatë adhuruesish të rinj. Nëse keni rast të nënshkruani kontratë me ndonjë agjent a menaxher, bëjeni!

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë