Loading…
Çka thonë yjet për ju, lexoni horoskopin
  • 24/06/2018 | 23:37

...

Dashi
21.03-20.04
Nëse nuk merrni pushim së shpejti, do të dorëzoheni para kohës. Bëni ballë kërkesës për të shkuar në një udhëtim në zona historike dhe vizitoni të gjitha dyqanet. Po ashtu vizitoni ndonjë vend të bukur, ku mund të relaksoheni. Ndonjë ishull apo ndonjë pushimore në vende malore, mund të jenë zgjidhje e mirë. Rrini larg telefonit dhe kompjuterit sa më shumë që të jetë e mundur.
Demi
21.04-20.05
Jeta juaj shoqërore është duke u përmirësuar dukshëm. Kjo është një mundësi e mirë të organizoni ndonjë ndejë. Bëni një listë të mysafirëve që mund t’i ftoni dhe përkujdesuni që ata të jenë sa më interesant që të jetë e mundur. Keni talent për t’i bashkuar në një shpirt harmonie njerëz të ndryshëm. Është e mundur që dy miq nga dy rrethe të ndryshme shoqërore të takohen në ndejën tuaj dhe të bien në dashuri. Një person me fuqi do t’ju ndihmojë të fitoni qasje në një institucion religjioz, edukativ ose kulturor.
Binjakët
21.05-20.06
Do të merrni falënderime të shumta për një veprim të dhimbshëm. Ndihmojini dikujt që e ka braktisur fati. Keni më shumë fat sesa ju nevojitet. Nëse i ndani të mirat me të tjerët, do të jetë e mirëseardhur. Po ashtu do t’ju jepen mundësi të zhvilloni një produkt ose një shërbim që e keni pasur për zemër. Nëse ky produkt del në treg, do të keni përfitime të mëdha. Jeni duke lulëzuar edhe në sferën emocionale edhe në atë materiale.
Gaforrja
21.06-20.07
Dilni më shpesh dhe shoqërohuni me më shumë njerëz. Sa më shumë që lëvizni, aq më shumë do të keni fat. Ka gjasë që të takoheni me dikë që është duke organizuar një veprim humanitar ose udhëtim. Puna humanitare do të ketë efekt të thellë në ju. Do të filloni të kuptoni sa shumë të mira keni, në vend se t’i përbuzni ato. Po ashtu do të kuptoni vlerën e punës.
Luani
21.07-20.08
Një kartelë krediti është duke u fuqizuar dhe do të keni mundësi të blini më shumë gjëra. Por nuk duhet ta teproni. Përdorni këto mjete për të blerë diçka afatgjatë si ndonjë shtëpi ose veturë. Nuk duhet ta zgjidhni modelin më të shtrenjtë por do të keni mundësi të gjeni diçka tërheqëse dhe me çmim të volitshëm. Mos hezitoni të negocioni për çmimin. Tregtarët duhet të jenë fleksibil në një ekonomi si kjo.
Virgjëresha
21.08-20.09
Është mirë t’i përvisheni një projekti afatgjatë. Puna përkrah një partneri do t’ju ndihmojë të çoni përpara këtë projekt. Mbase ekziston edhe një aspekt kreativ në këtë angazhim. Merruni me punë dore, dizajne ose murale. Në këtë mënyrë edhe do të ndihmoni partnerin tuaj, edhe do të keni përmirësime financiare. Do të keni rast të fitoni dyfishin e të ardhurave tuaja.
Peshorja
21.09-20.10
Do të përqendroheni më shumë në shëndetin dhe kjo falë dikujt që do t’ju nxis. Asnjëherë mos e nënvlerësoni rëndësinë e një mëngjesi të shëndetshëm ose gjumit të mirë. Nëse keni mjaft para, dilni dhe bëni shoping. Familja juaj do të përjetojë një transformim pozitiv, falë njërit prej anëtarëve. Kaloni më shumë kohë me ta dhe do të ndiheni shumë mirë.
Akrepi
21.10-20.11
Jeta juaj, sa i përket dashurisë, është duke përjetuar momente të bukura sepse i dashuri juaj po angazhohet shumë të ketë miratimin tuaj. Është mirë ta dini se jeni person i dëshiruar dhe i çmuar. Bëni plane së bashku. Një udhëtim do të ishte ide e mirë, sidomos nëse shkoni diku ku keni kaluar një pjesë të fëmijërisë. Ajri i freskët dhe bukuritë natyrore të këtij vendi do t’ju bëjnë të ndiheni sikur gjithçka në këtë botë është e mundur.
Shigjetari
21.11-20.12
Jeni të favorizuar sa i përket çështjeve shtëpiake. Kjo është një mundësi e mirë të rregulloni dhomën tuaj apo të blini disa orendi të bukura. Nëse jeni duke kërkuar cimer, filloni ta kërkoni tani. Do të gjeni një person shumë të mirë që ka aftësi edhe për të gatuar. Nëse tregoheni të kujdesshëm, edhe ai do të mbetet i kënaqur.
Bricjapi
21.12-20.01
Harrojeni frikën dhe besojini një personi të veçantë. Do të mbeteni të befasuar kur të zbuloni një ndjenjë të madhe. Kjo është ditë ideale për të nënshkruar një kontratë ose për të negociuar për një marrëveshje biznesi. Nëse nuk ju pëlqejnë gjërat që ju kanë afruar deri më tani, bëni vetë propozime. Është e vështirë t’u rezistohet fuqive tuaja bindëse. Vazhdoni dhe pranoni një ofertë prej një fqinji dhe pas pak kohe ai do t’jua kthejë shërbimin që po i bëni.
Ujori
21.01-20.02
Gjendja ekonomike është më e mirë. Trajtoni veten tuaj më mirë, sepse e keni merituar. Jeni duke kërkuar punë? Sigurohuni që të gjeni një që ka lidhje me udhëtime. Një mik juaji, i cili punon për një kompani prestigjioze, do t’ju bëjë një ofertë perfekte për ju. Mos hezitoni dhe vraponi t’ia dërgoni CV-në tuaj personit përgjegjës.
Peshqit
21.02-20.03
Jeni duke u ndier shumë optimist dhe keni arsye. Keni një shkëlqim atraktiv që i bën njerëzit të kthejnë kokën pas jush. Nëse jeni duke kërkuar dashuri, do ta gjeni gjatë një vizite në muze ose galeri arti. Mbani sytë hapur për një person të mençur. Edhe pse të dy jeni duke studiuar gjëra të ndryshme, do të ishte bashkim i bukur. Ju sillni gjëra të bukura në jetën e admiruesit tuaj dhe këto do ta lënë pa mend. Duke i bashkuar forcat, do t’i realizoni ëndrrat e njëri–tjetrit.

Më të fundit
...
  • 22/09/2018 | 08:57
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë