Loading…
Çka thonë yjet për ju sot
  • 13/09/2017 | 08:29

...

Lexoni më poshtë shenjat e horoskopit për të kuptuar se çka thonë për ju sot yjet, transmeton gazetametro.net.


Dashi
21.03-20.04
Gjëja e fundit që dëshironi është të ktheheni në punë. Megjithatë, duhet ta bëni. Nëse vazhdoni të dilni pa i përfunduar punët do të përfundoni shumë keq. Ka shumë njerëz që po mbështeten në ju për të përmbushur një afat kohor. Duke përmbushur pjesën e marrëveshjes suaj, do të mundë të ruani raportet e mira me konsumatorët dhe kolegët. Kjo mund të mos ju duket shumë e rëndësishme tani, por do t’ju duket në pak ditë.
Demi
21.04-20.05
Është e kuptueshme që dëshironi të rrini në shtrat gjithë ditën me rroba të lehta dhe duke pushuar. Tensionet në punë po ju marrin shumë energji. Ideja se duhet të merreni me mikpritjen e disa konsumatorëve e kolegëve është e bezdisshme. Në vend se të fshiheni nga bota, konfrontohuni me të. Vishni gardërobë që jua ngrit vetëbesimin, nxiteni veten të dilni në derë dhe t’i merrni gjërat në kontroll. Pasi të pastroni këtë rrëmujë, jepni vetes një shpërblim.
Binjakët
21.05-20.06
Shtyrjet e papritura do t’ju vonojnë në një takim të rëndësishëm. Nëse jeni duke udhëtuar për qejf, do të kaloni shumë kohë nëpër aeroporte, autostrada apo trafik të ngarkuar. Provoni të nxirrni më të mirën nga kjo situatë frustuese. Merrni me vete gjërat e domosdoshme. Mund të ndiheni rehat derisa pushoni, por ka mundësi që do ta mbani në mendje një mik apo fqinj që ka pasur telashe.
Gaforrja
21.06-20.07
Mund të pendoheni nëse jetoni me shumë lukse. Duhet të keni burime shtesë të të ardhurave. Një faturë e papritur do të mundë t’ju bëjë nervoz, sepse nuk dëshironi të jetoni kaq vështirë. Do të jetë sfidë të mbuloni shpenzimet, por edhe kjo gjë mund të bëhet. Mos u brengosni: do të mundë të merreni me veten më vonë. Universi po ju teston. Shfrytëzoni paratë mençur, sepse kësisoj do të merrni një shpërblim kur më së shumti ju duhet.
Luani
21.07-20.08
Keni kujdes të mos i merrni gjërat shumë sipërfaqësisht. Dikush që ka shfaqur interesim për ju mund të mos jetë i përshtatshëm. Jeni duke kërkuar një person glamuroz që ndan të njëjtat ndjeshmëri me ju. Mos u ngutni ta refuzoni këtë admirues. Mund të jetë person i thellë dhe besnik. Është koha të krijoni një lidhje me dikë që mund t’i besoni dhe përshtateni shumë.
Virgjëresha
21.08-20.09
Dikush ka përfituar nga mirësia juaj. Kjo duhet ndaluar. Ngrini zërin për veten. Kjo është më e nevojshme sesa të duroni një abuzim që s’ka të ndaluar. Një person i dashur ju ka paralajmëruar që keni të bëni me një përfitues. Duhet ta pranoni këshillën e tyre, dhe jo të mendoni se ka ardhur nga xhelozia. Tani që e keni marrë vesh të vërtetën, kërkoni falje të sinqertë. Në të ardhmen merrini më seriozisht këshillat e mikut tuaj.
Peshorja
21.09-20.10
Një mik që ka lidhje të shumta nuk do të mundë t’jua kryejë një favor të veçantë. Tregohuni më të butë kur t’ju refuzohet kërkesa. Nëse grindeni me të vetëm sa do të dëmtoni marrëdhënien tuaj. Mendoni për kohët kur dikush ka qëndruar me ju vetëm për shkak të rrethanave. Askush s’ka dëshirë të ndihet i shfrytëzuar. Në vend se të kërkoni mënyra sesi të merrni ndihmë nga të tjerët, fokusohuni në gjëra të tjera.
Akrepi
21.10-20.11
Edhe pse punëdhënësi juaj ju vlerëson shumë, kjo nuk duhet t’ju lirojë nga përgjegjësia dhe sjellja adekuate në punë. Nëse thyeni rregullat do të mundë ta vini mbikëqyrësin tuaj në situatë të pakëndshme. Mund të befasoheni kur ta shihni veten se po ndodheni në disa situata jo të mira. Njerëzit dëshirojnë ta qartësojnë se miqësia nuk duhet të ndikojë në profesionalizëm. Le të jetë kjo një kambanë zgjimi për qëndrimin tuaj.
Shigjetari
21.11-20.12
Lejoni që dikush t’jua mbush mendjen me ndonjë rekomandim për libër a film. Nëse një mik ju kërkon të lexoni ndonjë roman a shikoni ndonjë film që s’ju pëlqen, ndiqni këshillën e tyre. Mund të befasoheni këndshëm. Duke qenë më të hapur për ndikimet artistike do të mundë të ndiheni edhe më kreativ. Po ashtu do të forconi disa miqësi. Mos i nënvlerësoni disa njerëz që pëlqejnë shkrimtarët, muzikantët a filmbërësit që ju nuk i vlerësoni.
Bricjapi
21.12-20.01
Nëse jeni në ndonjë lidhje serioze, keni kujdes me flirtet tjera. Edhe pse po i bëni vetëm për argëtim, personi me të cilin po luani do t’i marrë seriozisht veprimet tuaja. Gjëja e fundit që ju duhet është t’ia thyeni zemrën dikujt. Jeni beqarë? Nëse provoni të mbushni një zbrazëti emocionale me gjëra fizike, do të bëheni edhe më të palumtur. Mënyra më e mirë për t’u lidhur me njerëzit është të merreni me temat e tyre të preferuara.
Ujori
21.01-20.02
Do të jetë e vështirë të shikoni në sy mikun e ngushtë, të dashurin apo kolegun e punës. Në vend se të këmbëngulni për qëllimin tuaj, bëni një tërheqje strategjike. Ka mundësi që një person nga familja ka ndërhyrë në jetën tuaj. Në vend se të kërkoni udhëzime nga të afërmit, dëgjojeni zemrën. Sado që preferoni të dëgjoni argumente logjike kur bëni zgjidhje të rëndësishme, nganjëherë kjo nuk është e mundshme. Ka shumë kimi të përfshirë në disa raporte.
Peshqit
21.02-20.03
Është e rëndësishme për shëndetin të ndaloni sheqerin dhe alkoolin. S’ka asgjë të keqe nëse e trajtoni veten mirë nganjëherë, po duhet të keni kujdes të hani shëndetshëm dhe të pini ujë të freskët. Nëse jeni duke dalë me miq që kanë shprehi të këqija, kufizojeni pak kohën që kaloni me ta. Është e rëndësishme të rrini në rrugë të duhur. Dëshironi të bëheni më fit? Shkoni në një klub fitnesi.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë