Loading…
Çka thonë yjet për ju sot? – lexoni horoskopin
  • 15/11/2017 | 08:33

...

Dashi
21.03-20.04
Jeni shumë të ngarkuar në punë. Është koha të pushoni pak nga obligimet. Mos e bindni veten se bota do të rrënohet nëse ju e ngadalësoni hapin. Kolegët tuaj do të mësohen se si t’ia dalin vetë përkohësisht. Jeni ngopur nga një punëdhënës shtypës? Bëjeni një plan për ta gjetur një punë që paguhet më shumë. Mundësi e mirë është të filloni një biznes tuajin. Gjëja e parë që duhet të bëni është të pushoni pak.

Demi
21.04-20.05
Keni mungesë të trajnimeve fondamentale për të ecur tutje. Mos e mundoni veten për këtë injorancë. S’ka asgjë të gabuar nëse nuk e dini sesi të kryeni disa detyra të caktuara. Duke marrë një kurs me mësime fillestare do të fitoni një moment të dëshiruar. Do të bëhet më e lehtë të tërhiqni mundësi të reja që dëshironi. Po ashtu, do të ndiheni më me vetëbesim në disa fusha. Nëse shtireni sikur keni njohurinë e një eksperti mund të humbni një betejë, sepse herët a vonë do t’ju zbulohet mashtrimi.

Binjakët
21.05-20.06
Jeni duke kaluar nëpër një transformim të shpejt. Kjo po ua prish ekuilibrin. Është e rëndësishme të ndani disa momente për t’u mësuar me gjërat e reja. Shumë prej miqve tuaj më nuk do t’ju njohin mirë. Mos u pikëlloni nëse i prishni disa raporte. Prioriteti juaj i parë duhet të jetë besnikëria ndaj vetes. Nëse kaloni kohë me njerëz që nuk ndajnë të njëjtat vlera me ju vetëm sa do të humbisni perspektivën. Në vend se të ngjiteni kah gjërat e vjetra, ndërtoni sistem të ri përkrahës.

Gaforrja
21.06-20.07
Një mik besnik dhe i kuptueshëm apo edhe partneri, është shumë i shqetësuar për ju. Ky person po mendon se jeni duke investuar tepër energji në punë. Për shkak të kësaj, ai po e përjeton mungesën tuaj vazhdimisht. Ankesat e tyre janë të justifikueshme. Ekuilibri në jetën e punën tuaj nuk është në rregull. Është koha të bëni ndryshime. Nëse puna juaj është shumë kërkuese, kërkoni një që nuk ua merr gjithë kohën.

Luani
21.07-20.08
Aktualisht puna po ju duket shumë e rëndë. Jeni lodhur duke u marrë me abuzimet e një kolegu. Është e rëndësishme të bëni ankesa për të stabilizuar gjendjen. Nëse nuk bëhet asgjë për të adresuar këtë problem, duhet të kërkoni një tjetër vend pune. Ndërkohë, mund të ngrini zërin për çështje tuajat. Mos lejoni këtë padrejtësi të vazhdojë më gjatë. Sa më shpejt që distancoheni nga puna aq më shpejt do ta kuptoni se sa nevojë keni pasur ta bëni këtë.

Virgjëresha
21.08-20.09
Mos i përzieni paratë me romancën. Nëse partneri juaj ka nevojë për hua, bëhuni gati ta refuzoni. Nuk keni dëshirë të kontribuoni në një shprehi të keqe të tij. Jeni në lidhje me dikë që ka varësi të tmerrshme? Mos e shpëtoni më. Ruajeni veten. Sa më shpejt që e distanconi veten nga kjo lidhje, aq më mirë do të ndiheni. Jeni lodhur duke u ndjerë fajtor për diçka që s’mund ta kontrolloni. Përfitoni nga rasti të merreni me veten.

Peshorja
21.09-20.10
Ju nuk e vlerësoni kur dikush që e doni ua shpreh ndjenjat. Nëse akuzoheni për diçka dhe mundoheni të mbroheni, do të krijoni situata jo të mira. Zakonisht jeni të prirë t’i lini mënjanë dallimet për hir të harmonisë. Aktualisht një gjë e tillë nuk është e mundshme për shkak se ka njerëz që janë lënduar thellë nga sjellja juaj. Është koha të caktoni një ultimatum. Nëse ky person vazhdon me qëndrim jo të respektueshëm, duhet të largoheni.

Akrepi
21.10-20.11
E keni fuqinë ta lëndoni një koleg me fjalë të rënda. Më mirë është të kafshoni gjuhën sa herë që dëshironi të thoni diçka. Mendoni për kohën kur dikush u jepte kritika të rënda. Gjëja e fundit që dëshironi është të bini në këtë nivel. Keni arritur në udhëkryq. Ose duhet të zhyteni në zemërim ose të krijoni qasje pozitive. Lëreni pas një situatë stresuese dhe ecni tutje. Shkoni në ndonjë kurs që ju entuziazmon. Dëgjoni muzikë.

Shigjetari
21.11-20.12
Nëse provoni të blini vëmendjen e dikujt do të gaboni. Nëse dëshironi ta ktheni një lidhje të dëmtuar, duhet të kaloni më shumë kohë në shoqërinë e njëri-tjetrit. Nëse rrini të shpërqendruar me telefona të mençur kur jeni bashkë, do të jetë gjë e keqe. Është shansi juaj të fokusoheni në nevojat e njëri-tjetrit. Nëse keni ndonjë telash, bëhuni gati të shtroni pyetje. Dëgjoni me kujdes përgjigjet pa gjykuar.

Bricjapi
21.12-20.01
Jeni përcaktuar të ruani statusin neutral në shtëpi por kjo nuk është e mundshme. Dinamika familjare ka ndryshuar. Duhet ta pranoni të vërtetën ose do të ndodh një dëmtim serioz në lidhjet tuaja. Një person më i ri në moshë dëshiron të pavarësohet. Mund të pësoni keq nëse e trajtoni gabimisht. Nëse një i afërm më në moshë ka nevojë për kujdes, është mirë të përballeni me të vërtetën.

Ujori
21.01-20.02
Është koha juaj të heshtni për atë që keni brenda. Nëse i zëvendësoni mendimet negative me ato plotë shpresë do të ju kthehen gjërat në favor pozitiv. Krijimi i një qasjeje pozitive do t’ju marrë kohë e durim. Nuk mund të ndodh brenda natës. Herën tjetër kur e kapni veten duke rënë viktimë e dikujt apo vetëkritikës, ndaloni. Merrni frymë thellë dhe pastaj vazhdoni tutje.

Peshqit
21.02-20.03
Miqtë gjithmonë kanë pasur ndikim të fortë në vendimet tuaja. Është koha të bëheni më të pavarur. Në vend se të kërkoni mendimet e tjerëve, binduni ndërgjegjes suaj. Gjithmonë keni pasur intuitë të thellë. Le të jetë kjo udhërrëfyese për të gjitha çështjet. Sa më shpejt që ndaloni të kërkoni aprovimin e të tjerëve, aq më të lumtur do të ndiheni. Nëse keni menduar të futeni në një karrierë të re, bëjeni.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë