Loading…
Çka thonë yjet për ju sot? – lexoni horoskopin
  • 07/12/2017 | 09:13

...

Dashi
21.03-20.04
Nga frika mund të humbni. Në vend se të obsesionoheni mbi gabimet, do të shkujdeseni krejtësisht. Vullneti për të dështuar do t’ua rrisë në mënyrë dramatike gjasat për sukses. Një i afërm apo mësimdhënës që ju ka kritikuar më nuk do të ketë zgjidhje. S’keni pse të jepni më shumë merita për këtë kritik. Inovacioni juaj i guximshëm mund t’ju shkaktojë telashe por nëse ideja juaj është aq brilante, pse i dëgjoni të tjerët?

Demi
21.04-20.05
Fuqitë tuaja bindëse janë shumë të fuqishme. Është koha e duhur të lansoni një fushatë promocionale. Një kombinim i mirë mes imazheve e fjalëve do të tërheq një mori të konsumatorëve, klientëve apo pacientëve. Keni menduar se jeni zhytur në një lidhje romantike platonike? Kjo mund të jetë koha e duhur t’i qaseni dikujt që e keni njohur prej vitesh. Ju admironi imagjinatën e këtij personi, derisa pala tjetër e vlerëson sensin tuaj të humorit.

Binjakët
21.05-20.06
Punoni më mençur, jo më shumë. Nëse nuk po bëni mjaft para tek punëdhënësi aktual, mendoni t’i ulni pak shpenzimet. Keni kaq shumë interesa që nuk kërkojnë shumë para. Në vend se të shpenzoni gjithë pagën përnjëherë, bëni disa blerje të arsyeshme. Kjo do të ndikojë edhe në produktet e shërbimet që paguani. Jeni duke pasur telashe me pagesa? Duhet ta keni të qartë se misioni juaj është të punoni diçka që vlerësohet.

Gaforrja
21.06-20.07
Është e rëndësishme të flisni nga zemra. Nëse po ju pengon dikush, është koha të largoni këto pengesa që po ua bllokojnë rrugën. Nuk ka rëndësi nëse kjo nënkupton se duhet t’i jepni fund një lidhjeje të keqe, ta lini një punë të tmerrshme apo të ndërroni vendbanimin në një vend tjetër. Përderisa nuk bëni ndryshime, nuk mund ta realizoni potencialin. Mos provoni të mendoni shumë por binduni zemrës.

Luani
21.07-20.08
Një romancë do të ju zgjojë emocione të mëdha. Kohëve të fundit, keni kanalizuar gjithë energjinë tuaj në përgjegjësi familjare. Në vend se të vazhdoni të punoni, bëni një pushim. Jeni persona skajshmërisht të dashur. Kur nuk keni gjithë vëmendjen e dashurinë e partnerit, bëheni të irrituar. Jeni beqarë? Keni mundësi të duhur të takoni dikë të veçantë në një koncert, shfaqje a muze.

Virgjëresha
21.08-20.09
Inkurajoni mikun e ngushtë apo partnerin të ndiqni një ëndërr të kamotshme. Mund të mos e kuptoni por aprovimi juaj ka shumë rëndësi për tjetrin. Duke u marrë me planin e tyre, do t’i nxisni të veprojë. Mund të ju duhet të merreni me përgjegjësitë e tyre derisa të punojnë, studiojnë apo ushtrojnë diçka, por kryeni me kujdes. Kurdo që partneri e tejkalon kufirin, lidhja juaj do të bëhet më e fuqishme se asnjëherë.

Peshorja
21.09-20.10
Do të shpërbleheni për një punë që e keni bërë mirë. Mos harroni t’i falënderoni të gjithë njerëzit që ua kanë mundësuar këtë arritje. Megjithëse e keni bërë shumicën e punës kryesore, do të përfitoni ndihmë nga të tjerët në prapaskenë. Nëse keni mundësi të bëni vërejtje publike në një deklaratë zyrtare, flisni për të gjithë. Do t’i inspironi shumë nëse e shohin se po ua mbani anën.
Akrepi
21.10-20.11
Jeni duke gjeneruar vetëbesim dhe karizmë. Ka shumë admirues që po ju sillen përreth. Sado që kjo vëmendje është e mirë, zemra juaj i takon veç një personi. Ju rekomandohet të keni lidhje serioze me një person. Nëse tashmë jeni fejuar apo martuar, është mirë t’i jepni pak kohë e përkushtim të dashurit. Nëse shkoni në një pushim së bashku do të riktheni pasionin.

Shigjetari
21.11-20.12
Duhet ta keni prioritet krijimin e një jete të lumtur familjare. Edhe aventuristët si ju kanë nevojë për një vend të qetë për të pushuar në fund të ditës. Nëse nuk e bëni këtë mund të dëmtoheni shumë. Është me rëndësi të keni kujdes lidhur me hapat tuaj. Një vend i qetë në afërsi të ujit është ideal për të pushuar e mbledhur energji. Në vend se të shtyni veten drejt stërlodhjes, pushoni pak e relaksohuni.

Bricjapi
21.12-20.01
Do të keni përshtypje të re për jetën duke u marrë me një rast për herë të parë. Shfrytëzoni aftësitë tuaja për të mbledhur para për një rast bamirësie. Falë përpjekjeve tuaja, ky grup do të mund të blejë pajisje kaq të nevojshme apo të punësojë stafin e duhur. Nëse keni menduar të ndërroni punën, është koha ta bëni. Një vend i ri pune me një grup që ndan të njëjtën etikë apo aspiratë mund t’ju shpërblehet shumë.

Ujori
21.01-20.02
Jeni magnet për para. Kjo sepse e dini se sekreti i suksesit është zemërgjerësia. Kurdo që ju jepet koha e energjia për t’u marrë me gjëra që ia vlen, Universi ju dërgon mundësi pune. Në vend se të keni telashe për të arritur një afat kohor, do të keni gjithçka që ju duhet për të qenë të lumtur. Nëse e lakmoni dikë që ka shumë para, shikojeni dy herë situatën e tyre. Edhe pse kanë luks, këta individë nuk janë të përmbushur.

Peshqit
21.02-20.03
Një mundësi e re ju mbush me entuziazëm e interesim. S’ka rëndësi nëse do të ktheheni në shkollë, të udhëtoni jashtë apo të shkruani një libër. E rëndësishme është të punoni drejt synimeve tuaja. Ka njerëz që ua lakmojnë kurajën. Ata do të provojnë t’ju bëjnë të keni dilema në vete. Mos i dëgjoni këto kritika. Njerëzit që besojnë në ju do të ju japin forcë të ruani fokusin.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë