Loading…
Çka thonë yjet për ju sot, lexoni horoskopin
  • 20/02/2018 | 08:12

...

Dashi
21.03-20.04
Lejoni dikë që t’ju shtyjë drejt një ndryshimi. Zakonisht, urreni të ndihmoheni nga të tjerët dhe preferoni që vetë ta mbani situatën nën kontroll. Por nëse lejoni dikë t’ju përkëdhelë, qoftë edhe për disa momente, do të ndieni emocione të thella. Shoqëria do të kthehet në romancë me pak përpjekje. Së fundi, keni kaluar shumë kohë me dikë që ndan të njëjtat interesa, mendime dhe ndjenja me ju. Nëse lejoni që kjo lidhje të shkojë më tej, do të ndiheni më të lumtur sesa e keni imagjinuar.

Demi
21.04-20.05
Lini përshtypje të mrekullueshme kudo që shkoni. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme që të keni më shumë prezantime publike, derisa keni njerëz që ju ndihmojnë. Besoni instinkteve kur është fjala për financat. Do të merrni disa para nga një burim i papritur, të cilat do t’ju ndihmojnë të nisni një biznes ose të themeloni një organizatë humanitare. Vazhdoni të veproni sikur nuk ka asgjë që ju ndan me suksesin.

Binjakët
21.05-20.06
Përfitoni nga rasti që të blini disa rroba të reja. Freskimi i gardërobës suaj është shumë i nevojshëm. Është e lehtë të fitoni besimin e njerëzve nëse dukeni bukur. Kushtoni më shumë kujdes ngjyrave dhe jepni më të mirën për t’u dukur sa më bukur. Nëse nuk jeni të sigurt se çka ju shkon më mirë, kërkoni këshilla nga peshqit ose peshorja. Ideja për publikimin e një libri është më mirë të shtyhet. Shkruani disa paragrafë për çdo ditë. Në kohën kur nuk e prisni do të shihni se libri është gati për botim.

Gaforrja
21.06-20.07
Zakonisht ktheni kokën kudo që shkoni dhe fitoni një vëmendje të jashtëzakonshme. Në të kaluarën, njerëzit e tjerë ju kanë lënë në hije. Tani të gjithë kanë nisur ta kuptojnë se sa të dëshirueshëm jeni. Intervistat për punë dhe audicionet do të shkojnë shumë mirë, njerëzit do t’i përgjigjen mirë sharmit tuaj. Nëse nuk ju ofrohet diçka e mirë, bëni negociata për një punë që sjell më shumë përfitime. Në këtë mënyrë, nuk do të largoheni nga një pozicion që ju sjellë shumë kënaqësi.

Luani
21.07-20.08
Është e lehtë të tërhiqeni nga dikush që ka dhunti për modë. Megjithëse zakonisht preferoni të jeni në qendër të vëmendjes, por nuk e keni problem nëse vëmendja më e madhe bie te miku juaj i ri. Kjo lidhje do t’ju japë më shumë dëshirë për të hulumtuar një kulturë të re. Mund të inspiroheni për një udhëtim në vende ekzotike. Nëse jeni beqar, vazhdoni ta shtyni përpara një romancë. Për gjërat e mira në jetë duhet punuar.

Virgjëresha
21.08-20.09
Do të keni ofertë për një punë. Shansi që t’i mësoni njerëzit se si të shprehin vetveten është diçka që vërtet ju përshtatet. Studentët me të vërtetë i çmojnë metodat tuaja, sidomos kur jeni shumë praktik. Gjithkush mund të përfitojë nga këshilla juaj. Paratë nga disa orë mësimi do t’ju ndihmojnë të realizoni një ëndërr. Ky është shansi juaj që të ndryshoni karrierën dhe të avancoheni në diçka që gjithmonë ju ka fascinuar.

Peshorja
21.09-20.10
Pavarësisht statusit tuaj, do të jetë e vështirë të mos e vëreni një person të ri atraktiv. Mes juve dyve ka tërheqje të madhe. Ju pëlqen interesimi i tij i hapur, derisa sharmi juaj vërehet dukshëm. Si çift, do të ishit një studim për kontraste. Sekreti i suksesit tuaj është sensi i përbashkët për humor. Të dyve ju bëjnë të qeshni gjërat e njëjta. Nëse tashmë keni një të dashur, do të ndiheni keq se duhet të mbani ndjenja të fshehura për mikun tuaj të ri.

Akrepi
21.10-20.11
Jeni shumë fleksibil aktualisht dhe kjo do të reflektohet në jetën tuaj familjare. Një i afërm i cili gjithmonë ju ka trajtuar keq, papritmas do t’ju duket simpatik. Nëse i bashkoni forcat, do të gjeni një mënyrë për t’i përzier aftësitë dhe mposhtur dobësitë. Nëse jeni duke kërkuar punë, shikoni për diçka të përkohshme. Kjo do t’ju japë më shumë hapësirë të bëni edhe gjëra të tjera. Duhet ta pranoni se në shtëpi ndiheni më të lumtur se kudo tjetër.

Shigjetari
21.11-20.12
Jeni person shumë optimist dhe kjo i bën njerëzit të ndihen shumë mirë kur janë me ju. Njerëzit ndiejnë sikur gjithçka është e mundur kur janë në shoqërinë tuaj dhe deri diku kanë të drejtë. Kjo ndodh sepse keni talent të madh dhe merreni me gjëra esenciale. Me këto kualitete, miqtë tuaj e ndiejnë veten të sigurt. Nëse jeni duke kërkuar dashuri, mund ta gjeni tash por jo aty ku e prisni dhe jo me atë person që prisni.

Bricjapi
21.12-20.01
Do të merrni një dhuratë shumë të bukur dhe kjo do t’ju bëjë të kuptoni se sa të veçantë jeni për dikë. Keni përkushtimin e pakursyer të një personi dhe mund të merrni një rrezik së bashku. Hapja e një biznesi të ri ose blerja e një shtëpie apo krijimi i familjes, janë opsione të mundshme. Nuk është e lehtë të ndani burimet tuaja me një partner dhe kjo ju bën konfuz. Një diskutim i sinqertë lidhur me paratë do t’ju ndihmonte shumë.

Ujori
21.01-20.02
Megjithëse nuk jeni shumë të ndjeshëm, është ide e mirë që të trajtoni me më shumë kujdes vetveten. Nganjëherë jeni shumë të preokupuar me mendimet e shumta dhe harroni që edhe trupi ka nevojë për kohë, kujdes dhe vëmendje. Një mesazh do t’ju ndryshojë përqendrimin dhe do t’ju bëjë të ndieni emocione të papritura. Kërkoni ndonjë miku ose të afërmi t’ju bëjë shoqëri. Një bisedë e gjatë do t’ju bëjë të nxirrni të fshehta nga shpirti.

Peshqit
21.02-20.03
Vazhdoni përpara dhe jepni vetes një shpërblim të vogël. Shumë shpesh ndodh që paratë që i fitoni me shumë mund t’ua jepni të tjerëve. Nëse i blini vetes bizhuteri ose libër do të ndieni kënaqësi. Dikush që ju ka admiruar prej kohësh më në fund do t’ju shpalosë ndjenjat. Kjo do të jetë diçka që nuk e keni pritur. Provoni që të mësoheni me këtë romancë, por mos e merrni ju hapin e parë.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë