Loading…
Çka thonë yjet për ju sot, lexoni horoskopin
  • 04/10/2017 | 08:35

...

Dashi

Para se të filloni ditën duke i thënë partnerit tuaj se çfarë duhet të bëjë, mundohuni të kuptoni se të gjithë bëjnë gabime. Tregohuni të dashur dhe të kuptueshëm.

Demi

Nëse bukuria qëndron në një lidhje të fortë, ju të dy do të ngjani shumë të bukur sot përpara miqve dhe armiqve tuaj. Vazhdoni kështu dhe gjithçka do të shkojë shumë mirë. Kujdes shëndetin.

Binjakët

Dikush po mundohet t’ju hapë sytë rreth një çështjeje që ju keni shumë kohë që po e diskutoni, mundohuni të jeni të qëndrueshëm në gjërat që bëni. Do të shikoni që gjithçka do të shkojë shumë mirë.

Gaforrja

Të bëni plane në këtë periudhë është diçka shumë e bukur, veçanërisht kur jeni të përfshirë nga një atmosferë e këndshme. Tregohuni të kujdesshëm dhe do të shikoni që gjërat do të rregullohen.

Luani

Sot duhet të keni kujdes me personat që kanë në dorë vlerësimin tuaj. Paradite do të jeni në humor të mirë, që mund të venitet nga mbasditja. Një person do t’ju bëjë një kërkesë që do t’ju nervozojë.

Virgjëresha

Impenjimet e përditshme nuk ju sjellin shqetësime të mëdha. Do ta keni mendjen të ngarkuar me problemet profesionale dhe personale. Dhe kjo mund të krijojë një reagim pak të acaruar nga ana juaj.

Peshorja

Venusi që ndodhet në shenjën tuaj është në një pozicion shumë të favorshëm për ju. Nuk duhet të shqetësoheni nëse punët nuk po ju ecin mirë. Do të jetë një periudhë shumë e favorshme në anën sentimentale.

Akrepi

Do të ndiheni entuziastë. Këtë gjë do ta vënë re edhe personat që ju rrinë pranë. Do t’ju kërkojnë një këshillë për një çështje të rëndësishme, e do të dini ta mbështesni deri në fund.

Shigjetari

Nuk do të jeni në formë të mirë në orët e para të ditës, por do të vini në formën e duhur me kalimin e orëve. Energjitë nuk ju mungojnë dhe do të kaloni momente të mrekullueshme me personin që dashuroni.

Bricjapi

Do të mundoheni të zgjidhni të gjitha keqkuptimet, edhe pse do t’ju mundojë shumë, por në fund do të jeni të qetë. Kolegët mund t’ju shikojnë me një sy tjetër. Rrezikoni të bëni shumë armiq.

Ujori

Do të jeni në humor të mirë sot. Të tjerët ju shikojnë si idealist. Në mbrëmje mundohuni t’ia tregoni tipin tuaj edhe personit të zemrës, që ka kohë që mendon për këtë. Jini vetvetja dhe gjithçka do të shkojë mirë.

Peshqit

Hëna në pozicion jo të mirë për ju do të bëjë të mundur që gjërat sot të duken negative. Duhet të keni durim, pasi gjithçka do të rregullohet dhe do të jetë normale, si më parë. Mundohuni t’i shikoni gjërat më me optimizëm për ta kaluar këtë situatë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë