Loading…
Çka thonë yjet për ju sot, lexoni horoskopin
  • 11/10/2017 | 08:14

...

Dashi
21.03-20.04
Një lidhje shumë kërkuese është duke u thyer. Do t’ju duhet të gjeni një zgjidhje kreative për një problem konstant që e keni me partnerin. Nëse nuk e bëni, atëherë do t’ju duhet të ndani rrugët shumë shpejt. Është shumë e rëndësishme të vendosni balancimin midis jetës personale dhe asaj profesionale. Për të dyja duhet të bëni sakrifica. Shkoni në një udhëtim bashkë me partnerin, sepse do të riparoni dëmin e shkaktuar.

Demi
21.04-20.05
Ju kanë lodhur problemet shëndetësore. Nëse doni të bëni më mirë, duhet ta ndryshoni rutinën. Bëni një dietë dhe ushtroni sa më shumë që mundeni. Po ashtu krijoni rutinën me orarin e gjumit. Trajtojeni trupin tuaj sikur të ishte stoli e çmuar. Nëse nuk e bëni këtë vetëm sa do të krijoni stres edhe më të madh. Pyeteni veten pse keni qenë kaq të mbyllur ndaj ndryshimeve. Çfarë mund të jetë më e rëndësishme sesa të ndiheni mirë? A nuk e meritoni të shkëlqeni? Tregohuni të sinqertë me veten.

Binjakët
21.05-20.06
E keni vëmendjen tek disa gjëra kreative. Në vend se të detyroni veten të punoni, bëni një strategji të tërheqjes. Lexoni ndonjë libër, shikoni ndonjë film ose dëgjoni muzikë. Mos e shikoni orën vazhdimisht. Nëse e lironi veten dhe pushoni si duhet, do t’ju vijnë ndër mend disa ide të mrekullueshme. Jeni duke rritur fëmijë? Punësojeni një dado që të kujdeset për ta. Edhe të rriturit kanë nevojë për lojë. Shijojeni një ditë me argëtim.

Gaforrja
21.06-20.07
Është e rëndësishme të dilni nga shtëpia dhe të shijoni pak ndryshimin e rutinës. Megjithëse ju pëlqen të jeni në shërbim të të dashurve e të afërmve tuaj, ka kufi edhe për zemërgjerësinë. Mos ua vini veshin kritikave të një të afërmi, i cili pretendon se jeni duke i neglizhuar obligimet. Askush nuk është më i vëmendshëm se ju. Problemi është se ju keni krijuar aso lloj situate që të tjerët i bën shumë të varur prej jush. Mos i kryeni punët e të tjerëve më.

Luani
21.07-20.08
Jeni lodhur duke u brengosur për gjëra që s’mund t’i keni nën kontroll. Është mirë të filloni të mendoni pozitivisht. Do t’ju duhet përqendrim dhe përkushtim, por fatmirësisht jeni shumë të përcaktuar për ta bërë këtë gjë. Kur e shihni që s’po mund të rehatoheni, kanalizojeni gjithë energjinë në një sport. Ushtrimet fizike janë shumë të mira për të liruar stresin. Nëse punoni në një ambient jo të mirë, është mirë të kërkoni një vend tjetër pune. Mos u përshtatni me mjerimin.

Virgjëresha
21.08-20.09
Nuk do të zgjidhni problemet duke bërë më shumë para. Duhet të zhvilloni brendinë tuaj për të arritur lumturinë që e dëshironi. Bëni një listë me njëzet gjëra që i japin kuptim jetës për ju. Shumë prej tyre nuk kërkojnë para të gatshme për t’u realizuar. Përkushtoni më shumë kohë duke dalë jashtë dhe duke zhvilluar anën tuaj kreative. Nëse ka kohë që keni dashur t’i ktheheni një aktiviteti që ju ka pëlqyer sa ishit fëmijë, bëjeni tani.

Peshorja
21.09-20.10
Keni investuar shumë energji në lidhjet me njerëzit por duket sikur s’po ju kthehet me të mirë. Shfrytëzojeni rastin të ktheheni nga vetja. Nëse prisni që të tjerët t’ua përmbushin nevojat do të humbni kohë kot. Duhet të jeni miku më i mirë i vetvetes. Mos u ndieni keq nëse ju duket se keni sjellje egoiste. Shumë shpesh e mbani zemërimin brenda. Është mirë të lironi paksa emocionet sepse do të ndiheni më mirë.

Akrepi
21.10-20.11
Nuk i keni mendimet e qarta. E keni vështirë të caktoni prioritete dhe të merrni vendime. Rezistoni idesë që të ndiheni keq për veten. Mënyra më e mirë për t’u shëruar është puna. Nuk ka rëndësi se çfarë bëni, kryesorja është të ecni përpara. Zgjohuni me më shumë vullnet, punoni, përgjigjuni në telefon. Kur të filloni të ndiheni të lodhur, mos e lejoni të mposhteni. Është mirë të tregoheni produktiv.

Shigjetari
21.11-20.12
Duket sikur keni qenë të tërhequr në disa drejtime të kundërta. Mos veproni sikur duhet të jeni gjithmonë aty për një mik ose familjar. Nëse dikush ju kërkon ndihmë që s’ju përshtatet t’ua jepni, ndjehuni të lirë ta refuzoni. Kushdo që ankohet, nuk ua do më të mirën nga zemra. Ka kohë që keni qenë duke kryer detyrat e të tjerëve. Ka kufi edhe zemërgjerësia juaj.

Bricjapi
21.12-20.01
Mos bëni panik nëse nuk e keni arritur suksesin e dëshiruar në karrierë. Megjithëse keni dëshirë të ecni tutje, ka disa fusha në jetë që kërkojnë vëmendje. Përfitoni nga rasti të merreni më shumë me punët e brendshme. Ridekorojeni dhomën, organizoni një darkë apo kaloni pak kohë duke u argëtuar me familjen. Mund t’i keni edhe të gjitha, por jo në të njëjtën kohë. Kur një sektor është duke lulëzuar, ndërrojeni fokusin.

Ujori
21.01-20.02
Largohuni pak nga lajmet. Megjithëse ka shumë telashe që ndodhin në botë, nuk është e thënë se duhet t’i dini krejt. Shumë njerëz po punojnë shumë për të qenë të këndshëm dhe për të rregulluar problemet. Përgëzoni prindërit që po sakrifikojnë për fëmijët e tyre. Vlerësojeni një koleg që kryen punë të vogla e që gjithmonë duken të pavlefshme. Falënderojeni një punëtor që është i këndshëm dhe ju ndihmon të tjerëve. Është shumë e rëndësishme të shihni imazhin e plotë.

Peshqit
21.02-20.03
Kthehuni tek ana juaj sensuale. Nëse po ndiheni jotërheqës, është mirë të filloni të merreni më shumë me veten. Ndërroni stilin e flokëve. Bëni një banjë të nxehtë. Blini rroba të reja që ju theksojnë kualitetet tuaja më tërheqëse. Ndani më shumë kohë për t’u marrë me pamjen tuaj. Kur filloni të prezantoni veten në formën më të mirë, edhe të tjerët do ta vërejnë këtë gjë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë