Loading…
Çka thonë yjet për ju sot, lexoni horoskopin
  • 12/10/2017 | 08:33

...

Dashi
21.03-20.04
Ju nuk prisni që të dini çdo lëvizje të partnerit, kështu që pse duhet të vazhdoni ta pyesni ku dhe me kë ka qenë? Ju respektoni privatësinë e njerëzve të tjerë dhe e vlerësoni nëse ata e bëjnë të njëjtën gjë për ju. Ju e kuptoni që njerëzit bëjnë pyetje për shkak se janë të interesuar për ju, jetën dhe ëndrrat tuaja, por në qoftë se dikush dëshiron të jetë pjesë e kësaj jete, duhet ta dijë edhe se kur duhet të mos bëhet shumë kurioz.

Demi
21.04-20.05
Një person që kërkon të flasë me ju qëllimisht duket se di shumë për një incident në të cilin nuk kishte qenë i përfshirë dhe ju po dyshoni se është duke u furniznuar me informacion nga dikush në punë. Para se të jepni ndonjë informacion të mëtejshëm, pyesni veten pse ai është aq i interesuar për një temë që duhet të mos e shqetësojë atë. Ka mundësi që dikush është duke i përdorur këto informata për të zbuluar se sa dini ju. Mos tregoni asgjë.

Binjakët
21.05-20.06
Jeni duke u mbështetur në këshillën e një profesionisti, por sa ekspert është ai? Nëse vëreni se po përsërisit shumë nga ato që thoni ju dhe po vazhdon të kërkojë mendimet tuaja, kjo ndodh për shkak se ai është duke u përpjekur të zbulojë se sa ju me të vërtetë dini? Ose, derisa ju jeni duke u përpjekur të shfrytëzoni kohën tuaj rreth çështjeve të caktuara, mund të jetë se ai po pyetet se çka është e drejtë, së bashku me ju? Nëse vërtet keni nevojë për ndihmë të ekspertëve, sigurohuni që jeni lidhur me personin e duhur.

Gaforrja
21.06-20.07
Një takim që e keni menduar se shkoi mirë nuk duket se po del mirë në një raport vlerësimi. Dikush mund të ketë thënë një gjë në fytyrë dhe komentet e tyre me shkrim duket se e kundërshtojnë këtë. Para se të flisni diçka për të gjithë, planifikoni një tjetër takim me menaxherin tuaj. Shpjegimet e tyre ose do të kenë kuptim për ju, ose do të mendoni se janë të padrejta.

Luani
21.07-20.08
Dikush që e keni respektuar shumë, ka ndryshuar këshillën e tij. Jeni duke filluar të pyesni veten nëse ai në fakt e di se çfarë ka folur. Nëse është e dukshme se ai nuk e di saktë se çka ka thënë, ju gjithashtu mund të mendoni se ai nuk kujdeset mjaft për ju apo marrëdhënien tuaj. Ndonjëherë ato që zbuloni mund t’ju bindin se dikush nuk është personi që ju mendoni se ishte, por a nuk kanë qenë pritjet tuaja shumë të larta?

Virgjëresha
21.08-20.09
Do t’ju vijë si befasi kur të shihni se një mik po argumenton fjalët tuaja dhe po ju keqkupton me dashje. Ai e di se çfarë do të thotë edhe nëse thotë se nuk e di. Ky person është i zemëruar por nuk do të tregojë pse. Ju mendoni se ai nuk zemërohet kur flet për ndjenjat e veta për ju. A nuk jeni duke e nënvlerësuar intuitën tuaj për të frenuar reagimin tuaj. Nëse kjo është mënyra e tyre për të përballuar situatën, lejoni ta bëjë përkohësisht.

Peshorja
21.09-20.10
Mbani atmosferën e ndritshme, kur kuptoni se dikush nuk është i vullnetshëm për t’ju marrë seriozisht. Shmangni diskutimet për fenë, politikën, jetën tuaj të dashurisë apo për ish-dashurinë tuaj. Nëse jeni duke takuar dikë për herë të parë, vizitoni vende dhe zgjidhni aktivitetet që ju pamundësojnë të kaloni në bisedë të thellë. Zbuloni sensin e përbashkët kur keni të bëni me një situatë që në pjesë e dytë të ditës do t’ju shkaktojë një shkallë të kaosit.

Akrepi
21.10-20.11
Fshihni reagimin tuaj kur prisni gjëra të mëdha. Ka mundësi që papritur t’ju sjellë diçka që ka të bëjë me interesimin. Kur të filloni të bisedoni do të zbuloni se keni shumë të përbashkëta. Sa për atë që ju mund të bëni në lidhje me diskutimet që janë pa interes për ju, mbani kokën poshtë dhe mos lejoni t’ju shqetësojnë. Bashkohuni me atë që po ndodh vetëm kur bëhet fjalë për një temë që zgjon interesin tuaj.

Shigjetari
21.11-20.12
Ju dëshironi që të flisni për gjëra, por partneri dëshiron të mendojë për to. Ai nuk është shumë i hapur ndaj disa çështjeve dhe preferon të dalë jashtë dhe të mendojë se çka po ndodh. Ju viheni shumë në siklet sepse preferoni të dini se çfarë është duke menduar ai. Nëse jeni duke shpresuar se kjo do të jetë një marrëdhënie afatgjatë, ju duhet të mësoni të merreni me të dhe të pranoni mënyrat e tyre dhe ai duhet të bëjë të njëjtën gjë për ju.
Bricjapi
21.12-20.01
Ndonjëherë dëshironi të ecni vetëm, të largoheni nga të gjithë dhe të filloni një bisedë, pavarësisht se për kë flitet. Nëse druani se po mbeteni prapa, përpiquni të gjeni mënyra për të rritur besimin tuaj. Bëni një përpjekje të merrni më shumë dhe të përziheni me një shumëllojshmëri të njerëzve. Filloni një bisedë me dikë vetëm për hir të tyre dhe përshëndetni të tjerët me një buzëqeshje kurtoazie edhe kur jeni të tunduar shikoni poshtë në tokë.

Ujori
21.01-20.02
Ju mund të mbaheni përgjegjës për një marrëveshje të bërë, kur të zbulohet se disa të dhëna janë të pasakta. Nëse nuk jeni në gjendje të dëshmoni të kundërtën, do të jetë më mirë të pranoni fajin, të kërkoni falje dhe të gjeni një mënyrë për t’u justifikuar. Nëse keni konflikte në vendin e punës, një shef ose menaxher do të flasë gjëra qetësuese pa u përpjekur për të ndërhyrë.

Peshqit
21.02-20.03
Ju nuk mund të mërziteni nga dikush vetëm se nuk pajtohen me ju. Nëse janë të sinqertë me ndjenjat e tyre, ju duhet të respektoni se të paktën po tregohen të ndershëm. Do të kishte qenë më e lehtë për ta t’ju thoshin një gënjeshtër të vogël në mënyrë që t’ju bënin të besoni. Herët ose vonë ju do të zbuloni të vërtetën. Të paktën tani e dini se ku qëndroni.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë