Loading…
Çka thonë yjet sot? – lexoni shenjën tuaj të horoskopit
  • 14/01/2018 | 08:29

...

Dashi
21.03-20.04
Konceptet intelektuale ose shpirtërore të cilat jeni duke u munduar t’i zbërtheni shpesh po ju duken të pakapshme. Mos e detyroni veten që t’i kuptoni sot këto gjëra, sepse vetëm sa do të bëheni edhe më konfuz. Nuk jeni duke humbur asgjë dhe me kalimin e kohës gjërat do të bien në vendin e vet. Do të luftoni me dëshirën për të qarë, por është mirë të përmbaheni.

Demi
21.04-20.05
Nëse jeni përfshirë në një projekt kreativ, imagjinata juaj duket sikur ju ka braktisur. Do të mundoheni të shtrydhni trurin për të menduar ide të reja, por përpjekjet do të jenë të kota. Ndoshta kjo nuk është dita e duhur për të punuar në këtë projekt. Nganjëherë është e nevojshme të pushoni për hir të kualitetit të punës. Bëni diçka tjetër sot. Nesër gjithçka do t’i kthehet gjendjes normale.

Binjakët
21.05-20.06
Një mik juaji do t’ju kërkojë ndihmë financiare. Nuk ka të bëjë me shuma të mëdha, por do t’ju duhet të bëni një zgjidhje të shpejtë. Mos provoni që të merrni vendime në emër të shokut tuaj, sepse mund të keni telashe në të ardhmen. Ai e di më mirë se çka duhet të bëjë me jetën e vet. Mençuria juaj nuk është e domosdoshme në këtë moment. Është më mirë t’i shikoni punët tuaja.

Gaforrja
21.06-20.07
Një mik i ngushtë ose partneri juaj sot nuk do t’u përgjigjet thirrjeve tuaja. Kjo do t’ju shkaktojë shumë pasiguri dhe do të mendoni se ky person nuk po kujdeset për ju si më parë. Mos u ngutni të merrni vendime ose të bëni akuza. Partneri juaj mund të jetë i rrethuar me shumë njerëz, të cilët vazhdimisht kërkojnë ndihmën e tij dhe mund ta lërë anash telefonin. Bëhuni të durueshëm dhe jepni rastin t’ju telefonojë vetë kur të jetë i lirë.

Luani
21.07-20.08
A keni ndonjë takim të veçantë sonte në mbrëmje? Nëse po, përgatituni për ta shtyrë. Mund të lodheni nga punët e ditës dhe të mos jeni në gjendje të bëheni gati për të dalë edhe në mbrëmje. Kjo gjë mund ta frustrojë partnerin tuaj por edhe ju. Mos lejoni që kjo t’ua prishë disponimin dhe të shkoni të flini me disponim të keq. Kjo gjë nuk do t’ju ndihmojë aspak. Nesër gjithçka do të jetë më mirë.

Virgjëresha
21.08-20.09
Abuzimet me ushqim e pije do t’ju bëjnë të mos ndiheni shumë mirë sot. Me pak probleme shëndetësore do ta keni të vështirë të përqendroheni e t’i kushtoni vëmendje punës. Ndoshta ju duhet të ngadalësoni proceset e punës për të fituar energjinë përsëri. Bëni gjithçka që duhet për të kthyer gjendjen e mirë. Pini çaj, lexoni ndonjë libër apo qëndroni më gjatë të shtrirë në shtrat.

Peshorja
21.09-20.10
Partneri juaj do të mund të largohet dhe kjo do të bëjë që të gjitha dëshirat e pasionet tuaja të bien në ujë. Mos lejoni që ky kapitullim të ndikojë që ju të humbni disponimin. Nëse jeni tip kreativ, shfrytëzoje rastin që energjitë tuaja t’ia dedikoni punës artistike. Nëse jeni tip më shumë sportiv, atëherë merruni me ndonjë sport. Koha do të kalojë shpejt dhe partneri juaj do të kthehet prapë. Keni durim.

Akrepi
21.10-20.11
Sot mund të ndiheni paksa jashtë botës dhe do të dëshironi të rrini më shumë në shtëpi. Të uleni pranë televizorit shpesh ju duket më socializuese sesa të dilni e të bisedoni me miqtë. Mos lejoni të futeni në çfarëdo projekti ku nuk ndiheni rehat. Bëjani me dije shokëve se keni nevojë që të pushoni sot dhe që mund të dilni me ta herëve të tjera.

Shigjetari
21.11-20.12
Një mik juaji i ngushtë ose partneri do të ndihet i pikëlluar dhe do të ketë nevojë për dikë që ta ngushëllojë. Ju do të jeni personi më i përshtatshëm tek i cili do të gjejë përkrahje. Mos lejoni që kjo situatë të ndikojë në obligimet tuaja. Duhet të kujdeseni për shumë punë. Kushtojini mikut tuaj kohë, sepse në këtë mënyrë do të ndiheni edhe vetë të çmuar, por balanconi oraret.

Bricjapi
21.12-20.01
A keni planifikuar të dilni për të blerë sot? Nëse po, përgatituni të përballeni me dëshira të forta për të blerë disa gjëra luksoze të cilat nuk ua mban xhepi. Mos u tregoni impulsiv dhe blini vetëm gjërat të cilat ju nevojiten shumë. Po ashtu është mirë të hulumtoni mirë dyqanet para se të blini një produkt, sepse mund ta gjeni me çmim më të lirë. Bëni gjithçka që ju bën të ndiheni mirë sot, por sigurohuni të mos i kaloni limitet.

Ujori
21.01-20.02
A jeni duke pritur mysafirë? Nëse po, do të ndiheni në panik derisa të vini rregull në shtëpi dhe të krijoni një ambient të bukur. Ka kohë që nuk i keni kushtuar vëmendje e kujdes shtëpisë suaj dhe ka nevojë për një pastrim e dekorim të detajuar. Mos u mundoni shumë. Mysafirët tuaj nuk brengosen se si duket dhoma juaj. Gjithçka që kanë nevojë ata është që ju të jeni shoqëri e mirë.

Peshqit
21.02-20.03
Mund të dukeni shumë bukur sot, por emocionalisht mund të mos ndiheni shumë tërheqës. Mund të jetë një nga ato ditët kur shikoheni në pasqyrë dhe mendoni se po ndiheni tmerrshëm. Është ditë e përshtatshme të merreni më shumë me veten. Shkoni në sallon ondulimi ose bëni ndonjë masazh. Lejoni vetes luksin të dilni e të shijoni pije jo të zakonshme. Kjo do t’ju bëjë të ndiheni më mirë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë