Loading…
Çka thotë horoskopi, lexoni shenjën tuaj
  • 21/03/2018 | 08:07

...

Dashi
21.03-20.04
Mos hezitoni të kërkoni ndihmën e një miku me ndikim. Gjithmonë u jepni ndihmë të tjerëve. Do t’i forconi raportet me njerëz kur t’ua ktheni zemërgjerësinë e tyre. Nëse dikush ju kërkon t’i bashkoheni në një udhëtim me shpenzime të mbuluara, pranojeni menjëherë. Gjithmonë keni qenë të zotët në detaje. E rëndësishme është të mos humbni mundësitë kur ato ju vijnë.

Demi
21.04-20.05
Përmirësojeni performancën e punës dhe do të mundë të merrni rritje page apo ngritje në detyrë. Edhe pse jeni ndër më të aftët në kompani, nuk duhet të pushoni së dëshmuari. Është e rëndësishme të arrini ende më shumë. Shefi juaj do të punojë edhe më shumë t’ju mbajë në organizatë kur ta kuptojë se mund t’i kryeni të gjitha punët që ka nevojë. Përfitoni nga rasti të negocioni një plan pensioni, rimbursim apo trajnime vjetore.

Binjakët
21.05-20.06
Do të përmirësoni të gjitha raportet në jetë falë qasjes shumë etike që e keni. Kur të tjerët e shohin se mund t’ju besojnë do të mundohen edhe më tepër për t’ju përmbushur nevojat. Manipuluesit që e kuptojnë se nuk do të bëni kompromise me principet tuaja do të kërkojnë viktima diku tjetër. Nëse dikush vë në pyetje sjelljen tuaj, do të mundë të flisni me shumë sinqeritet për rastin. Nganjëherë nuk ia vlen të rrezikoni.

Gaforrja
21.06-20.07
Do t’ju duhet punë e madhe dhe përcaktim për ta transformuar jetën tuaj. Ndryshimi nis nga brenda. Në vend se të kërkoni miratimin e njerëzve tjerë ju duhet ta aplikoni një program të vetëpranimit. Kur mësoni ta doni veten pa rezerva, do të largoheni nga shprehitë e këqija që ju bëjnë të ndiheni të palumtur. Më nuk do të jetë e nevojshme të merreni me komoditete, simbole dhe lidhje intime, për t’u ndier mirë për veten.

Luani
21.07-20.08
Ndiqni dëshirat e zemrës dhe shkëlqeni. Është vështirë t’i rezistohet sharmit tuaj kur fokusoheni në atë që dëshironi. Kohëve të fundit keni vënë shumë energji në përgjegjësitë familjare. Sjellja juaj është e admirueshme, por ju ka dëmtuar anën kreative. Tani keni mundësi të punoni në një projekt kreativ. Ecni tutje me kënaqësi e përkushtim. Nëse jeni në lidhje, i dashuri do të bëhet edhe më i kujdesshëm.

Virgjëresha
21.08-20.09
Gjithmonë ndiheni mirë kur u shërbeni të tjerëve. Kur mbështetni miq, kolegë dhe të afërm, edhe telashet tuaja zhduken. Jeni shumë kreativ kur është fjala për gjetjen e zgjidhjeve të thjeshta, ndaj problemeve komplekse. Nëse puna juaj aktuale nuk përshtatet me këtë shkathtësi, mbase duhet të kërkoni një pozitë tjetër. Punoni në fushë të shëndetit apo shërbimeve humane, sepse ju përshtatet shumë me aftësitë tuaja.

Peshorja
21.09-20.10
Mos pranoni jo për përgjigje, kur është fjala për ta forcuar edukimin. Nëse një kurs ju duket shumë i shtrenjtë, kërkoni një mënyrë tjetër për ta financuar edukimin. Një agjenci kulturore, religjioze apo qeveritare do të ju japë grant apo bursë. Do të duhej të plotësonit shumë dokumente, por është çmimi i vogël që duhet ta paguani për t’u avancuar. Studimet jashtë mund të jenë mënyrë jo e shtrenjtë për të arritur qëllimet tuaja.

Akrepi
21.10-20.11
Puna nga shtëpia do të jetë përfituese. Jo vetëm që do të jeni më produktiv, por edhe do të kurseni para për të mbuluar shpenzimet e ushqimit e udhëtimit. Nganjëherë kjo punë do t’ju bëjë të ndiheni vetëm. Kjo është arsye pse duhet të socializoheni për disa ditë të javës. Takoni miq për drekë, shkoni në ndonjë grup apo takime të përjavshme që të mos ndiheni të izoluar. Çdo marrëveshje profesionale përfshin sfida.

Shigjetari
21.11-20.12
Planifikimet ju kursejnë kohë, përkushtim e para. Edhe pse zakonisht jeni spontan, disa marrëveshje kërkojnë mendime të kujdesshme. Nuk ka rëndësi nëse po organizoni një festë, po caktoni orarin e punës apo po aranzhoni një shëtitje romantike. E rëndësishme është të ndani kohë për të adresuar ftesat, për të blerë ushqimet apo për të bërë rezervime. Nëse lini gjithçka në minutën e fundit do të keni stres e konfuzion.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë