Loading…
‘Çmendet’ presidenti i Sirisë, vozitë veturën në mes të rebelëve
  • 19/03/2018 | 17:09

...

Presidenti i Sirisë Bashar al- Assad ka kaluar me sukses të shpëtojë nga disa rebelë të cilët e kishin rrethuar në periferi të Damasku, duke e vozitur vetë veturën “Honda Civic”.


Pas bombardimeve të Ghouta Lindore shpëtoi nga shumë rebelë që ishin në mbrojtje, Assad e xhiroi vetën gjatë rrugës, për të takuar forcat qeveritare në një shfaqje të dukshme të dominimit të regjimit, transmeton gazetametro.net

Truprojat nuk shiheshin askund, por Assad-i del nga qendra e Damaskut rreth e çark vendit të ngjarjes dhe duke kaluar taksitë dhe kalimtarët pa u vënë re fare.

Duke vozitur në rrugët të cilat duhet të ishin rrugë të trafikut normal, presidenti shkonte drejt Ghouta Lindore, e cila ka qenë e rrethuar për 6 vjet dhe gjithashtu ka qenë subjekt i bombardimeve të pandërprera.

“Po shkojmë në Ghouta, për të parë situatën”, ka thënë ai në videon e publikuar në faqen zyrtare të Presidentit të Sirisë të dielën mbrëma.

Kjo video është konsideruar si një propagandë e Assad’it, pasi aty ai dëgjohet teksa thotë se Siria nuk po lufton vetëm me rebelët, por me gjithë botë.

Ndryshe, sipas Kombeve të Bashkuara, mbi 1 mijë persona kanë vdekur në një ofensivë qeveritare, ku dhe dhjetëra mijëra persona kanë ikur në zonat e mbajtura nga qeveria./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë