Loading…
Çmime të çmendura në Gama Electronics
  • 04/10/2017 | 17:46

...

Në shtëpitë e kosovarëve pajisjet shtëpiake, mesatarisht, ka dhjetë vite që nuk janë ndërruar. Kjo pasi për një frigorifer, shporet elektrik apo një TV, deri tani është dashtë të shpenzohet një pagë e tërë mesatare në Kosovë. E kur pajisjet janë dëmtuar, kosovarët e shtresës së mesme, kryesisht janë drejtuar tek dyqanet e mallrave të përdorura që kanë ardhur nga shtetet perëndimore.


Por së fundi kjo traditë po ndryshon.

Gama Electronics ka prezantuar ofertën më të re që pritet të konkuroj edhe cmimet e produkteve të përdoruar.

Ne mes të super-Produkteve me çmime super të lira Gama ka ofruar 20% zbritje në të gjitha Produktet Bosch, Siemens, First dhe 25% Zbritje në të gjitha produktet e prodhuesit Samsung.

“Kohën e fundit kemi parë çmime super të ulëta të produkteve të reja të cilat kanë edhe garancion më shumë se dy vite e të cilat po kushtojnë shumë më lirë sesa në dyqanet ku shiten produktet e përdorura”, tha Blerim Sadriu, gjersa po dilte nga dyqani i “GAMA Electronics” në Prishtinë, ku kishte blerë një LED TV të modelit të fundit për vetëm 149 euro me madhësi të ekranit prej 32 inç. “LED TV me dimension të njëjtë prodhim i para shumë vitesh dhe i përdorur, kushtonte më shtrenjtë tek dyqanet e mallrave të përdoruna”, tha Sadriu i cili thotë se po e ndërron televizorin e tij pas më shumë se 10 viteve.

Menaxheri i dyqanit në Prishtinë, thotë se kompania e tyre çdo muaj ofron ulje çmimesh në produktet e tyre që janë të pakonkurrueshme në tregun kosovar.

“Nëse një familje kosovare ndjek ditët e lirimeve tona siç janë këtë javë, atëherë mund të blej produkte të nevojshme për shtëpinë e tyre me çmime super të ulëta. P.sh një LED TV 32 inç kushton 149 euro, një thithëse elektrike e markës së njohur Samsung vetëm 68 euro nga cmimi paraprak 95€, lavatriçe Bosch me 2 vite garancion për 249 euro e shumë të tjera”, tha menaxheri i dyqanit GAMA në Prishtinë.

Oferta të ngjashme GAMA ka pasur edhe në vikendin e kaluar në Prishtinë, ku janë përfshirë produkte të markave më të njohura botërore të

cilat ajo i përfaqëson në Kosovë. Në listën e markave më të njohura që përfaqëson Gama Electronics përfshihen edhe gjigantët e produkteve të konsumit elektronik, sikurse Samsung, Sony etj.

Klikoni KËTU për ta parë ofertën.

marketing@gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë