Loading…
Çmimet e konsumit rriten sërish, tkurrin xhepat e kosovarëve
  • 27/07/2018 | 16:57

...

Çmimet e konsumit u shtrenjtuan për 0.8 për qind krahasuar me vitin e kaluar.

Në këtë shkallë të inflacionit ka ndikuar rritja e çmimit të perimeve dhe përdorimit i pajisjeve të transportit.

Bukë dhe drithëra u shtrenjtua për 1.5%, kurse mish 1.1% dhe qumështi, djathi dhe vezët për 1.8%. Shtrenjtimi më i lartë u regjistruar tek perimet, që krahasuar me një vit me herët janë rritur për 9%.

Shtrenjtim kishte edhe për duhan (3.2%); përdorim i pajisjeve për transport personal (8.4%); shërbime për transport (2.5%) – (ngritje e çmimit të biletave me aeroplan), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 1.5 për qind në IHÇK, transmeton kallxo.

Por, çmimi është neutralizuar për fal uljes së çmimit të pemëve për 3,4%, sheqerit dhe ëmbëlsirave për 8,4% etj.

Ndërsa, vetëm në muajin qershor nuk janë regjistruar shtrenjtime të mëdha, pasi krahasuar me muajin paraprak kishte një rritje të çmimit vetëm për 0.1%.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë