Loading…
Çmimi i jashtëzakonshëm i Unikkatilit për koncerte, paguhet sa artistët botëror
  • 14/06/2018 | 20:03

...

Reperi Unikkatil është rikthyer së fundmi në skenën muzikore shqiptare.

Duke hequr dorë nga imazhi i tij mistik, ai po shfaqet cdo herë e më shumë në rrjete sociale teksa ka nisur edhe një tur koncertesh nëpër Europë.

Data në Kosovë e Shqipëri, përtej spekulimeve nuk janë zyrtarizuar akoma këtë verë ndonëse burime për Prive.al kanë rrëfyer që reperi do performojë përgjatë fillimit të Gushtit në Kosovë.

Ndryshe prej reperëve e këngëtareve tjerë që variojnë me shifra nga 1000 deri në 10.000 euro, organizatorë koncertesh kanë treguar për Prive në kushte anonimiteti që për të pasur Unikkatilin një datë gjatë verës duhet paguar 100.000 euro.

Një shumë e tillë është e befasishme marrë parasysh sa paguhen artistët tjerë.

Më së shumti që është paguar një artist shqiptar në trojet shqiptare besohet se janë Ledri Vula dhe Noizy, të cilët janë paguar nga 10 mijë euro në Tiranë.

Duket se Unikkatilin vështirë se mund ta shohim duke peformuar në vend marrë parsysh se një shumë e tillë është e papërballueshme për shumë organizatorë koncertesh.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë