Loading…
Çmimi i veturave ulet deri në 80 për qind, Golfi mund të blihet për 3000 euro
  • 04/09/2017 | 10:27

...

Për shkak të tatimeve të larta, çmimet e automjeteve që janë ndër më të lartat në Europë, do të ulen së shpejti për blerësit në Danimarkë.


Shkalla aktuale e tatimit për automjetet e udhëtarëve në Danimarkë është 180 për qind dhe sipas propozimit të Ministrisë së Ekonomisë së këtij vendi do të ulet në 100 për qind. Nëse parlamenti danez miraton propozimin, Golfi më i lirë me 1.0 TSI benzinë dhe pakon e pajisjes Trendline, i cili tashmë kushton 28.000 euro, do të shitet në tregun me pakicë për 3.000 euro.

Në këtë mënyrë çmimi i këtij automjeti do të jetë 25 mijë euro, që është ende dukshëm më i lartë në krahasim me Gjermaninë, ku ky model kushton nën 18.000 euro. Ata që vendosin të blejnë modelin si, për shembull, VW Passat e ri, do të kursejnë 7.500 euro.

Danimarka ka nisur të shtojë tatimet mbi makinat që pas Luftës së Dytë Botërore, ndërsa i ka rritur dukshëm gjatë krizës së naftës të viteve ‘70-ta të shekullit të kaluar.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë