Loading…
Coca-Cola, Pepsi dhe Nestle, prodhuesit më të mëdhenjë të mbeturinave plastike
  • 09/10/2018 | 18:57

...

Coca-Cola, brendi më i madh i pijeve në botë, është njëkohësisht edhe prodhuesi më i madh i mbeturinave, kështu thotë Greenpeace.


Shishet Coke janë gjetur në mbeturina në 40 vende prej 42.

Përpos Coca-Cola’s, në këtë kategori hynë edhe PepsiCo dhe Nestle.

Grupi për mjedis Greenpeace, i ka renditur tri brendet si prodhuesit më të mëdhenjë të mbeturinave plastike në botë, transmeton gazetametro.net.

Duke punuar në lëvizjen ‘Të lirohemi nga plastika’, grupi Greenpeace kanë treguar se kanë bërë 239 pastrime plastike në 42 vende të botës, gjë që rezultoi me marrjen në kontroll të 187.000 plehrave plastike.

Qëllimi i kësaj lëvizje ka qenë për të parë se si korporatat e mëdha kontribuojnë në problemin e ndotjes.

‘Këto auditime markash ofrojnë prova se korporatat më të mëdha në botë luajnë një rol të madhë në krijimin e krizës botërore të ndotjes plastike’, ka thënë Von Hernandez, koordinator global për Break Free From Plastic.

Ndryshe, të tri kompanitë kanë bërë premtime se deri në vitin 2025 do të prodhojnë paketime që do të mund të riciklohen./gazetametro.net

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë