Loading…
Contour Global: Vlerat e ndotjes në Obiliq pritet të normalizohen nga viti 2022
  • 22/06/2018 | 12:31

...

Kosovës i duhet të ndërtojë kapacitete të reja të prodhimit të energjisë termike dhe nga burime të ripërtrishme, kështu thuhet edhe në raportin e progresit të Bashkimit Evropian për Kosovë të vitit 2018. Furnizimi jo i rregullt me energji elektrike vazhdon të jetë një nga barrierat kryesore të vendit.


Duke përmirësuar stabilitetin e furnizimit me energji elektrike, termocentrali i ri do t’i jap fund humbjeve prej 300 milionë eurosh në vit të shkaktuara nga furnizimi i paqëndrueshëm me energji që ka mbretëruar në Kosovë në dekadën e kaluar. Kosova e Re do të zëvendësojë njësitë prodhuese të vjetërruara të termocentralit Kosova A, duke ndikuar në zvogëlimin e ndotjes deri në 93%, thuhet në njoftimin zyrtar.

‘Emetimet e pluhurit do të zvogëlohen për 93% deri sa ato të SOx dhe NOx për 84% dhe respektivisht 93%, me zvogëlimin e lirimit të dioksidit të karbonit për rreth 37%.’, thuhet në njoftimin zyrtar. Sipas parashikimeve, vlerat e ememetimit te ndotjes do të zvogëlohen dhe do të arrijnë kufinjtë e lejuar nga viti 2022, kur edhe bëhet një vit nga operimi i termocentralit të ri me kapacitet prej 450 megavatësh.

Kësisoji, sipas raporteve, ‘Kosova e Re’ do të ndikojë në zvogëlimin e ndotjes së ajrit, ndotje kjo e shkaktuar nga impiantet e stërvjetërruara të Kosovës në Obiliq.

Kohë më parë, Contour Global ka lansuar tenderin për ndërtimin e termocentralit të ri prej 500 megavatëve në Kosovë, investimi për të cilin pritet të arrijë 1.2 miliard Euro. Kjo do të shënojë investimin më të madh të tre dekadave të fundit në vendin që ende ballafaqohet me mungesë të energjisë elektrike.

Në njoftimin e tyre zyrtar, Contour Global informon që procesi i përzgjedhjes bëhet në dy faza ndërkombëtare konkurruese, në pajtim me udhëzimet e prokurimit të Bankës Botërore.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë