Loading…
ContourGlobal: Mbështetja e Bankës Botërore është e parëndësishme për projektin e termocentralit
  • 11/10/2018 | 18:15

...

‘Banka Botërore është e parëndësishme për përmbylljen e suksesshme të projektit të termocentralit Kosova e Re, projekt i rëndësisë jetike për furnizimin me energji elektrike dhe për zhvillimin ekonomik në Kosovë. Roli i Bankës nuk kishte të bënte me ofrimin e mjeteve financiare për projektin dhe deklaratat e tyre rreth projektit nuk ndikojnë në proces.’, thotë Joseph Brandt, themelues dhe kryeshef ekzekutiv në kompaninë amerikane ContourGlobal.


ContourGlobal ka vazhduar të shënojë progress në aranzhimin e pjesës financiare të termocentralit Kosova e Re duke mos llogaritur në mbështetjen e Bankës Botërore, dhe kjo përmes financimit nga Institucione Zhvillimore të Financimit, sic është Korporata Amerikane Private e Investimit (OPIC) si dhe agjenci ndërkombëtare të kredive të eksportit.

‘Procesi i përzgjedhjes për ofertuesit për procese të inxhinierimit, prokurimit dhe ndërtimit po vazhdon sipas kohës. Katër aplikues me përvojë të madhe janë parakualifikuar në Shtator të këtij viti.’, thuhet në komunikatën e ContourGlobal.

Kosova e Re është projekt i rëndësisë jetike për Kosovën. Termocentrali do të zëvendësojë njësitë ekzistuese jo-efiqiente dhe ndotëse të termocentralit Kosova A me të reja dhe do të sigurojë energjinë bazë në vend.

‘Kosova e Re do të ndërtohet bazuar në standardet më të larta të efiqiencës dhe është në pajtim me nivelet e lejuara dhe standardet e BE-së për lirimin e emisioneve. Termocentrali do të sjellë furnizim stabil me energji elektrike dhe do të ndikojë dukshëm në zvogëlimin e ndotjës dhe do të përkrahë zhvillimin ekonomik’, thuhet në komunikatën e ContourGlobal.

Reagimet nga ContourGlobal erdhën pas deklarimeve të presidentit të Grupit të Bnakës Botërore, Jim Yong Kim, se Banka ka marrë vendim të qartë për të mos e përkrahur termocentralin ‘Kosova e Re’. Mediat ndërkombëtare raportuan se me këtë, Banka Botërore përfundon përkrahjen e projekteve të gjenerimit të energjisë elektrike nga qymyri.

Linjiti vazhdon të jetë një nga burimet kryesore të energjisë elektrike në rajon. Përkundër presioneve ndërkombëtare, shumë vende nga rajoni paralajmëruan fillimin e ndërtimit të termocentraleve, kryesisht të financuara nga Kina.

Serbia, në strategjinë energjetike të vendit, planifikon ndërtimin e 2500 megavatëve të energjisë nga qymyri, duke mëtuar kështu të bëhet lider energjetik në rajon.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë