Loading…
“Copë-Copë” rikthehet në skenën e Ferizajt
  • 22/09/2017 | 14:29

...

Shfaqja “Copë Copë”, e cila është dhënë premierë në vitin 2015-të, do të rikthehet sërish në skenë pikërisht me 26 shtator nga ora 20:00 në Teatrin “Adriana Abdullahu” të Ferizaj.


Artistet dhe mbijetuesja e dhunës janë bashkuar për të ndarë me publikun copëza përjetimesh nga jetët e tyre. Interpretime të përbashkëta të artisteve dhe të mbijetuarës së dhunës në hapësirën e njëjtë do të riaktualizojnë forcën që këto të fundit kanë gjetur për t’u përballur me realitetin.

Dramaturge e kësaj shfaqje është Blerta Zeqiri, ndërsa regjia është bërë nga Zana Hoxha – Krasniqi.

Aktoret të cilat do të interpretojnë janë: Melihate Qena, Anisa Ismajli, Donikë Ahmeti, Qendresa Kajtazi, Albina Kelmendi dhe Bashkime Sulejmani.

Performanca është produksion i Qendrës për Art dhe Komunitet – Artpolis, ndërsa është përkrahur nga CFD.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë