Loading…
Corvette C8, zbulohen detajet e reja të veturës që del për vitin e ardhshëm
  • 06/12/2018 | 16:53

...

Një anëtar i paidentifikuar i Forumit të përkushtuar të Chevrolet Corvette ka zbuluar detaje të ndryshme lidhur me gjeneratën e re dhe të tetë, duke pretenduar se janë të brendshëm.

Corvette C8 e re do të mbërrijë vitin e ardhshëm dhe do të quhet Manta Ray me një motor të pozicionuar në nivel qendror, transmeton KosovaPress.

Versioni bazë do të zhvillojë pothuajse 530 kuaj fuqi nga modeli LT1 V8 i modifikuar. Pas kësaj, do të arrijnë edhe dy modele më 2021 që do të “revolucionojnë sjelljen e Corvette”.

I pari do të jetë një model luksoz i quajtur Grand Tour që do të përdorë versionin e motorit Cadillac 4.2 litërsh twin-turbo V8. Modeli i dytë do të jetë Grand Sport, i cili do të jetë një “version i çmendur sportiv” me V8 me twin-turbo 5.5 litërsh.

Insider pretendon se makina është “tmerrësisht e fuqishme” dhe do të jetë konkurrencë e ashpre ndaj veturave gjermane dhe italiane.

Përkundër theksit në statusin e brendshëm, nuk është përmendur asnjë sasi konkrete e fuqisë së tij.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë