Loading…
Çuditë fizikani i njohur: Shkenctarët fajtorë për uraganet e stuhitë që po ndodhin (Video)
  • 13/09/2017 | 17:32

...

Uragani “Irma” i cili shkatërroi Karaibet dhe vazhdoi drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka ngjallur reagimin e fizikanit të njohur Michi Kaku, i cili fajëson shkencëtarët për këtë.


Kaku, ka thënë se pas uraganeve dhe stuhive që po ndodhin, qëndrojnë eksperimtetet e ndryshme që po bëjnë shkencëtarët. Ai ka shpjeguar  se këto eksperimente që po  zhvillohen me sukses nëpër laboratore mund të krijojnë stuhi me ndihmën e laserëve dhe joneve, transmeton gazetametro.net

Michi Kaku kishte shpjeguar se autoritetet në Kinë kishin eksperimentuar me motin, për të pasur mot të mirë gjatë kohëzgjatjes së Lojërave Olimpike, ndërsa si shembull të dytë përmendi edhe luftën e sovjetikëve kundër katastrofës, pas shpërthimit në centralin bërthamor në Çernobil.

Ai gjithashtu kishte theksuar se amerikanët, gjatë luftës në Vietnam, kishin shkaktuar monsune me ndihmën e eksperimenteve të tilla.

Intervista u transmetua vitin e kaluar dhe shumë njerëz tani këtë intervistë po e citojnë si dëshmi, se uraganet e fundit janë shkaktuar nga dikush me qëllim./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë