Loading…
Dacic kërkon nga Kosova që të themelojë Asociacionin e komunave serbe
  • 14/11/2017 | 18:23

...

Serbia është e përkushtuar në dialogun me Kosovën dhe shteti serb gjithnjë ka ofruar kompromis. Kështu ka thënë ministri i jashtëm serb, Ivica Dacuic në raportin tremujor për Kosovën, duke veçuar si kërkesë kryesore krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.


Dacic ka thënë se Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe, ka katër vjet e gjysmë që nuk është krijuar në Kosovë – që prej arritjes së marrëveshjes në Bruksel.

“Dua t’i ftoj përfaqësuesit e institucioneve në Kosovë që pa hezitim t’i qasen krijimit të asociacionit”, ka deklaruar ai.

LEXO EDHE: Serbia me vendim të ri për sulmuesit e ambasadës amerikane në Beograd. 

“Si dialog duhet tu kthehet njerëzve dhe jo vetëm të mbetet vetëm mes elitave politike”, ka thënë ai më tej. Prishtina vazhdon të mos i respektojë udhëtimet e zyrtarëve serbë në Kosovë. Nuk ka një trajtim të duhur të personave të zhvendosur”, ka shtuar ai me këtë rast, shkruan Gazeta Metro.

Dacic nuk la anash as të akuzuari për krime lufte.

“Shpresojmë që të gjithë të akuzuarit për krime lufte do të ketë një proces kredibil gjyqësor. Serbia sikur deri tani është përkushtuar në dialogun me Prishtinën. Serbia ka ofruar gjithmonë kompromis. Përfaqësuesit e Listës Serbe kanë deklaruar se kushtet për hyrje në qeverinë Haradinaj janë më se të qarta”, ka thënë ministri serb ndër të tjera.

Ai ka folur edhe për praninë e UNMIK-ut në Kosovë, e cila sipas tij është një garantuese e sigurisë për serbët dhe jo për shqiptarët.

“Ende janë rreth 200 mijë persona të zhvendosur nga Kosova dhe shumë pak prej tyre janë kthyer. Raporti i thekson disa mungesa, lidhur me mbrojtjen e të drejtave të serbëve. Në Kosovë ka edhe arrestime arbitrare që flasin për situatën politike, flas për arrestimin e serbëve në jug të Kosovës, e të cilët janë të akuzuar për krime”, ka thënë ministri i jashtëm i Serbisë. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë