Loading…
Dacic: Qeveria e Kosovës është një kaos, bashkësisë ndërkombëtare u kanë ardhur në maje të hundës
  • 11/07/2018 | 20:00

...

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Dacic, është shprehur i bindur se shteti i tij është në pozitë më të favorshme karshi Kosovës për bisedimet të cilat pritet të vazhdojnë.


Duke folur për dialogun, ai tha se bëhen më shumë hapa prapa se para. Sipas tij, 5 serbët e arrestuar në Kosovë u liruan nga burgu pas kërcënimeve të Beogradit.

“Shtrohet pyetja logjike se deri kur do të jetë kështu. Është e nevojshme nëj basë më e fortë për përparim në dialog. Kur shikojmë çfarë po ndodh në Prishtinë, e shohim që mbretëron atmosferë kaosi, ku një pjesë e qeverisë apo grup i anëtarëve të saj nuk edi çfarë bëjnë disa të tjerë”, deklaroi Dacic, transmeton GazetaMetro.net

“Ky është bojkotim i dialogut, sepse ata nuk dëshirojnë që dialogu të ketë sukses, dhe mendojnë se dikush do e detyrojë Serbinë të pranojë pavarësinë e shpallur njëanshëm nga Kosova”, u shpreh Dacic.

“Shqiptarët në Kosovë nuk janë në pozitë të kërcënojnë këdo, e veçanërisht jo Serbinë dhe serbët, si dhe nuk janë më të përkëdhelurit e bashkësisë ndërkombëtare. Të gjithëve u kanë ardhur në maje të hundës, dhe këtë e them në bazë të bisedave zyrtare që kam”, deklaroi Dacic.

Ministri i Jashtëm i Serbisë edhe një herë iu kthye bindejeve të tij, se ardhja e Donald Trump në krye të SHBA’ve ka ndryshuar edhe përkrahjen e këtij shteti ndaj Kosovës.

Ai thotë se shqiptarët jetojnë në të kaluarën dhe harrojnë se ata të cilëve u kanë ngritur përmendore, nuk janë më në pushtet.

“Ne jemi aq konstruktiv sa që dikush e interpreton edhe si dobësi. Ne jemi pala e fortë, sepse e dijmë çfarë dëshirojmë. Jemi të gatshëm të bisedojmë për kompromiset e mundshme”, theksoi Dacic, ndërsa shtoi se së shpejti numri i shteteve që e kanë njohur Kosovën do të bjerë nën 100.

“Si mund të jetë perspektiva europiane e Kosovës?. Më së shumti çfarë mund të fitojnë është liberalizimi i vizave, sepse atë ua kanë premtuar”.

Sipas Dacic, shtete e BE’së të cilat nuk e kanë pranuar Kosovën si shtet, nuk do të lejojnë integrimin e mëtejmë në BE. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë