Loading…
Dacic vëren ndryshim qëndrimi të SHBA-së ndaj Kosovës
  • 10/08/2018 | 16:28

...

Ministri serb i Punëve të Jashtme Ivica Dacic ka deklaruar sot se përkrah propozimin e kryetarit të Serbisë Aleksandar Vucic për kufizimin me Kosovën me vërejtjen se ai për këtë është angazhuar qe dhjetë vjet, transmeton Koha.net.


Sipas tij, më i rëndësishmi dhe më i madhi është ndryshimi i qëndrimit të Amerikës, e cila, sipas tij, më herë kishte menduar se çështja e Kosovës është zgjidhur dhe se Serbia vetëm duhej ta njihte, ndërsa, tash, ka thënë ai, administrata e re e ka ndryshuar pozicionin dhe është e hapur të shikojë të gjitha propozimet për zgjidhje kreative e fleksiibile.

Ai ka shtuar se tashmë se SHBA-ja, Rusia dhe Franca janë të disponuara që të gjendet në zgjidhje kompromisi, ndërsa ka akuzuar Kosovën se “ajo po i rëndon bisedat” duke mos e dashur kompromisin.

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë