Loading…
Dalin detajet interesante të shpëtimit nga shpella të fëmijëve
  • 10/07/2018 | 18:41

...

Misioni i shpëtimit të 12 fëmijëve të bllokuar në shpellë ish i komplikuar, së pari për shkak se uji lëvizte me shpejtësi të madhe ndërmjet kanaleve shumë të ngushta të shpellës.


Pastaj filloi të binte shi dhe parashikimi për më shumë reshje rrezikonte të rriste nivelin e ujit duke reduktuar kështu ajrin brenda shpellës, transmeton GazetaMetro.net

Tashmë ishte e qartë se të rinjtë duhej të nxirreshin përmes zhytësve. Kështu rrodhi operacioni:

Së pari ekspertët u dërguan brenda për të mësuar të rinjtë si të përdorin pajisjet e zhytjes.

Gjatë rrugëtimit disa orësh për të dalë nga shpella duke u zhytur në ujë, secili prej të rinjve u përcoll nga 2 zhytës,

Zhytësit dhe djemtë ishin të detyruar të depërtonin nëpër kanale shumë të ngushta, dhe të mbushura me ujë.

Njëri nga zhytësit që qëndronte përpara e mbante bocën e oksigjenit të fëmijës, ndërsa notonte nën ujë nën kanal.

Pasi e kalonin seksionin e vështirë të kanalit të mbushur me ujë, të rinjtë u dorëzoheshin ekipeve të ndryshme të shpëtimit, të cilët i përcillnin për pjesën tjetër të udhëtimit.

Të fundit që dolën nga shpella ishin 4 shpëtimtarë dhe një mjek që kishte qëndruar për një javë brenda duke u kujdesur për fëmijët.

18 ditë zgjati qëndrimi i detyrueshëm në terr i fëmijëve brenda shpellës. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë