Loading…
Dalin pamjet e 8 trupave të masakruar nga 24 vjeçari në Vlorë |FOTO
  • 11/08/2018 | 08:55

...

Televizioni shqiptar Report Tv ka publikuar fotot ku shfaqen disa nga viktimat e masakrës në fshatin Resulaj të Bashkisë së Selenicës.


Ridvan Zykaj, 24 vjeçar, është autori i vetëm i masakrës me 8 viktima. I riu ka shuar tre familje, përfshi këtu dhe dy fëmijë të moshës minore, Sara Zykën 17 vjeçe dhe Ledjon Zykën, vetëm 9 vjeç.

Fotot e mëposhte janë fiksuar nga kamerat disa minuta pasi tragjedia ka përfunduar. Siç edhe shihet, në oborrin e kësaj shtëpie janë të shtrirë në tokë 3 viktima.

Pozicioni i trupave tregon se i riu nuk i ka vrarë disa nga familjarët në një njëjtin vend, çka nënkupton se krimi i shumëfishtë është kryer në disa pozicione. Ridvan Zykaj ka përdorur një armë automatike dhe nga të dhënat e deritanishme rezulton që të mos ketë patur probleme mendore.

Nga ana tjetër News24 raporton se i riu përpara ngjarjes makabre ka ngrënë drekë me prindërit e familjarët e tij, të cilët nuk janë në bilancin e viktimave. Dyshime ka se i riu ka qenë i dehur, por informacioni mbetet ende për t’u vërtetuar.

Të pyetur nga gazetarët, fqinjët janë shprehur se nuk e njihnin 24 vjeçarin për person me probleme mendore, por si një njeri që shfaqte shpesh shenja nervozizmi.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë