Loading…
Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë, ku humbi jetën reprezentuesi i Kosovës |FOTO
  • 23/06/2018 | 09:27

...

Në një aksident rrugor që ka ndodhur në Gjakovë, në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, ku ishin të përfshirë disa lojtarë të kombëtares së Kosovës në basketboll, ka humbur jetën basketbollisti Gazmend Sinani.


Kombëtarja e basketbollit të Kosovës ishte në Gjakovë dhe po i mbante stërvitjet përgatitore për ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës.

Në po të njëjtin aksident ku humbi jetën basketbollisti i kombëtares së Kosovës, Gazmend Sinani, lëndime trupore kanë pësuar edhe Granit e Fisnik Rugova, Altin Morina dhe fizioterapeuti i reprezentacionit Kujtim Shala.

Insporti ju sjell fotografitë ekskluzive nga vendi i ngjarjes ku ka ndodhur aksidenti.


Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë